Dogana kontrollon 11 biznese, dyshohet për pirateri dhe produkte false

Dogana e Kosovës ka zhvilluar 11 kontrolla në 11 biznese që dyshohen për mallra të falsifikuara dhe pirateri. Nga dogana kanë dhënë detaje për Front Online. Zëdhënësi Adriatik Stavileci, tha se aksioni është zhvilluar në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren. Stavileci deklaroi se aksioni është zhvilluar pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikimin e […]

Dogana kontrollon 11 biznese, dyshohet për pirateri dhe produkte false
dogana-kontrollon-11-biznese,-dyshohet-per-pirateri-dhe-produkte-false

dogana-kontrollon-11-biznese,-dyshohet-per-pirateri-dhe-produkte-false

Dogana e Kosovës ka zhvilluar 11 kontrolla në 11 biznese që dyshohen për mallra të falsifikuara dhe pirateri.

Nga dogana kanë dhënë detaje për Front Online.

Zëdhënësi Adriatik Stavileci, tha se aksioni është zhvilluar në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.

Stavileci deklaroi se aksioni është zhvilluar pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikimin e tyre.

“Dogana e Kosovë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike te Policise dhe Inspektorati i Tregut si anëtarë të Task Forcës për luftimin e piraterisë dhe falsifikimit, pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikim të informatave kanë zbuluar se subjektet tregtare posedojnë mallra që dyshohet se janë të falsifikuara. Andaj, si rezultat i dyshimit institucionet e kompetente në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve konform kompetencave ligjore kanë planifikuar veprimet operative në terren dhe është zbatuar Plani Operativ, ku janë kontrolluar 11 subjekte tregtare në 3 regjione të Republikës së Kosovës (Prishtine, Prizren dhe Gjakovë), deklaroi Stavilevci.