Çfarë përmban projekti i radhës në Prag të Pavarësisë për dëshmorët? Ideatori Besart Gashi jep detaje

Këtë vit Besart Gashi do ta realizojë një projekt të veçantë. Artisti Gashi thotë se këtë vit do të startojë me projektin që përmes formës elektronike qytetarët të mund të mësojnë më shumë për biografinë e dëshmorëve, “Në çdo varr të dëshmorit ka me u vendos një QR Code ku aty do të kenë vizitorët […]

Çfarë përmban projekti i radhës në Prag të Pavarësisë për dëshmorët? Ideatori Besart Gashi jep detaje
cfare-permban-projekti-i-radhes-ne-prag-te-pavaresise-per-deshmoret?-ideatori-besart-gashi-jep-detaje

cfare-permban-projekti-i-radhes-ne-prag-te-pavaresise-per-deshmoret?-ideatori-besart-gashi-jep-detaje


Këtë vit Besart Gashi do ta realizojë një projekt të veçantë.

Artisti Gashi thotë se këtë vit do të startojë me projektin që përmes formës elektronike qytetarët të mund të mësojnë më shumë për biografinë e dëshmorëve,

“Në çdo varr të dëshmorit ka me u vendos një QR Code ku aty do të kenë vizitorët mundësi ta lexojnë biografinë e dëshmorëve, tregon Gashi për Front Online.

Ai tha se qëllimi i këtij projekti është mësimi i historisë së dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

“Qëllimi i tërë këtij projekti është që rinia e vendit tonë dhe të gjithë vizitorët e huaj që vizitojnë varrezat e dëshmorëve, të mësojnë në detaje historinë e secilit dëshmorë që dha jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë. Vizitorët mund të skanojnë mbi QR Code, i cili është i vendosur në pllakë metali të varrit i secilit dëshmor. Përmes skanimit të kodit i cili është i veçantë për çdo dëshmorë, secilit person do t’i mundësohet qasja direkt në faqen e cila përmban biografinë e dëshmorit përkatës. Biografia hapet e në të shpalosen të gjitha informacionet e mbledhura për atë dëshmor/e, duke parë kështu fotografitë dhe çdo informatë të mbledhur dhe të përpiluar me kujdes mbi jetën dhe veprën e tyre”, tregon Gashi për Front Online.

Ai tregon se nga kush merr përkrahje për realizimin e këtyre punimeve.

“Përkrahje morale kam nga Shoqata e Familjeve të Dëshmoreve dhe nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale. Për momentin kam donator për 3 komplekse memoriale dhe jam duke e vazhduar punën”, theksoi Gashi.

Me projektin e fundit, Gashi thotë se synon një platformë digjitale për ta kujtuar guximin e sakrificën për brezat që vijnë.

“Në çdo vend që ka varr dëshmori do të realizohet ky projekt. Vizioni ynë është të krijojmë një platformë gjithëpërfshirëse që përjetëson kujtimin për heronjtë e rënë të Kosovës. Duke mbledhur dhe kuruar biografitë e ushtarëve të UÇK-së që dhanë jetën e tyre për liri, ne synojmë të ndërtojmë një platformë digjitale për të vlerësuar dhe kujtuar guximin, qëndrueshmërinë dhe sakrificën që do të frymëzojë brezat që do të vijnë”, thotë Gashi për Front Online.

Më 4 mars, 2023 në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, 784 Ushtarë të Kosovës, të rreshtuar në kazermën “ Adem Jashari” formuan portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kjo ishte ideja e artistit Besart Gashi.