Protesta pas vrasjes së Liridona Ademajt, Abazi: Krimi përsëritet aty ku nuk ka drejtësi dhe nuk respektohet jeta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka shpërndarë një video lidhur me protestën që po zhvillohet – në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë në Kosovë. Abazi ka thënë se krimi përsëritet aty ku nuk ka drejtësi dhe ku nuk […]

Protesta pas vrasjes së Liridona Ademajt, Abazi: Krimi përsëritet aty ku nuk ka drejtësi dhe nuk respektohet jeta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka shpërndarë një video lidhur me protestën që po zhvillohet – në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë në Kosovë.

Abazi ka thënë se krimi përsëritet aty ku nuk ka drejtësi dhe ku nuk respektohet jeta.

Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka nisur marshi protestues në kërkim të drejtësisë për vrasjen mizore të Liridona Ademajt më 29 nëntor dhe për të gjitha gratë që u vranë në Kosovë.

Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” dhe “Vrasësit e grave në burg”, dhe duke brohoritur “Liri, barazi, solidaritet”, “Drejtësi për Liridonën” dhe “Drejtësi për gratë e vrara”, protestuesit marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës në qendër të qytetit.