Deklarohet i pafajshëm se me dokumente të falsifikuara kurorëzoi 45 çifte

Kujtim Bekaj, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Skenderajt, është deklaurar i pafajshëm se ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare kur në 45 raste përmes dokumenteve të falsifikuara ka lëshuar certifiata të martesave të kosovarëve me shtetas të huaj. “Nuk e ndjej vetën fajtor”, ka deklaruar Bekaj, në Gjykatën Themelore të […]

Deklarohet i pafajshëm se me dokumente të falsifikuara kurorëzoi 45 çifte
deklarohet-i-pafajshem-se-me-dokumente-te-falsifikuara-kurorezoi-45-cifte

deklarohet-i-pafajshem-se-me-dokumente-te-falsifikuara-kurorezoi-45-cifte

Kujtim Bekaj, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Skenderajt, është deklaurar i pafajshëm se ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare kur në 45 raste përmes dokumenteve të falsifikuara ka lëshuar certifiata të martesave të kosovarëve me shtetas të huaj.

“Nuk e ndjej vetën fajtor”, ka deklaruar Bekaj, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Në fjalën hyrëse, prokurorja e shtetit Fetije Bajrami tha se prokuroria ka paraqitur të gjitha provat në aktakuzë të cilat do të administrohen në shqyrtime gjyqësore dhe në bazë të këtyre provave gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se i pandehuri i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Bekaj, avokati Sylejman Klinaku fillimisht propozoi që të dëgjohet dëshmitari Flamur Gashi, e më pas tha se në bazë të provave të paraqitura nga Prokuroria, dhe pas dëgjimit të këtij dëshmitari dhe administrimit të provave materiale, beson fuqishëm se i mbrojturi i tij do të lirohet nga akuzat që i vihen në barrë.

Më pas seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Brahim Hetemi.

Hetemi tha se gjatë vitit 2015 kishte punuar në Komunën e Skenderajt, në bazë të kontratës mbi veprën si person me aftësi të kufizuar në cilësinë e ndihmës asistentit i zyrtarëve të gjendjes civile.

Ai ka thënë se s’ka marrë asnjëherë pjesë si dëshmitar në kurorëzimin e martesave.

Megjithëkëtë, Hetemi tha se për përpilim e aktëve të kurorëzimit ka qenë kompetent Kujtim Beka, i cili ia kishte kërkuar vetëm letërnjoftimin për të qenë dëshmitar, por nuk kishte qenë prezent në asnjë lidhje të martesës.

Sipas tij, ai kishte nënshkruar si dëshmitar në disa kurora të disa bashkëshortëve, dhe i ka besuar Kujtimit i cili ia kishte kërkuar vetëm letërnjoftimin dhe i ka thënë që të mos mundohet ia sjell dokumentet qe t’i nënshkruan në zyrën ku punonte, por nuk ka marrë pjesë gjatë lidhjes së martesës dhe nuk i njeh ato çifte.

I pyetur se a e dinte së është e kundërligjshme me nënshkru pa qenë prezent, dëshmitari tha se jo por mendon që është një gjest human.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bekaj, avokati Sylejman Klinaku e ka pyetur dëshmitarin se a i ka ofruar ndonjë gjë Kujtimi, ai u përgjigj se jo asnjëhere dhe nuk e kishte ditur që është vepër penale të bëhet dëshmitar në një lidhje martese.

Tutje, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të dytë, Isuf Blakaj.

I pyetur nga prokurorja Fetije Bajrami, dëshmitari Blakaj tha se e njeh Flamur Gashin i njejti ka pasur që t’ia sigurojë një vizë pune gjermane dhe për këtë e kishte paguar gjithsej njëzet e shtatë mijë euro.