Dëmet nga vërshimet – Zvicra ndihmon fermerët rahovecas

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi, e financuar nga Qeveria zvicerane, ka ndarë kuponë në vlerë nga 300 euro për 91 fermerë të Komunës së Rahovecit. Kjo ndihmesë erdhi si kompensim për vërshimet e janarit të këtij viti, kur shumë prej bujqve të atjeshëm humbën të mbjellat e tyre, raporton Klan Kosova. Fermerët këta kuponë do […]

Dëmet nga vërshimet – Zvicra ndihmon fermerët rahovecas
demet-nga-vershimet-–-zvicra-ndihmon-fermeret-rahovecas

demet-nga-vershimet-–-zvicra-ndihmon-fermeret-rahovecas

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi, e financuar nga Qeveria zvicerane, ka ndarë kuponë në vlerë nga 300 euro për 91 fermerë të Komunës së Rahovecit.

Kjo ndihmesë erdhi si kompensim për vërshimet e janarit të këtij viti, kur shumë prej bujqve të atjeshëm humbën të mbjellat e tyre, raporton Klan Kosova.

Fermerët këta kuponë do të mund t’i shfrytëzojnë nga tash e deri më 5 nëntor.

Shuma që u tha të duket e vogël, mund të jetë ndihmesë e madhe për fermerët që nuk u ndihmoi dot komuna, meqë siç tha kryetari i atjeshëm, Smajl Latifi, nuk patën mundësi për shkak të kufizimeve ligjore në këtë drejtim.

Megjithatë, nga kjo organizatë thanë se do të vazhdojnë ndihmat për këtë sektor edhe në të ardhmen.