Deputeti Muja thotë se masat e BE-së ndaj Kosovës, përkohshme e të kthyeshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se opozita do të dështojë në mënyrë spektakulare në tentimet e tyre për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Sipas Mujës, “dështimi” i opozitës po vërehet edhe në sjelljet e tyre në Kuvend të cilat Muja i cilësoi si iniciativa qorre. “Ajo çka unë e vërejë është që kemi […]

Deputeti Muja thotë se masat e BE-së ndaj Kosovës, përkohshme e të kthyeshme
deputeti-muja-thote-se-masat-e-be-se-ndaj-kosoves,-perkohshme-e-te-kthyeshme

deputeti-muja-thote-se-masat-e-be-se-ndaj-kosoves,-perkohshme-e-te-kthyeshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se opozita do të dështojë në mënyrë spektakulare në tentimet e tyre për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

Sipas Mujës, “dështimi” i opozitës po vërehet edhe në sjelljet e tyre në Kuvend të cilat Muja i cilësoi si iniciativa qorre.

“Ajo çka unë e vërejë është që kemi një dështim të plotë të opozitës. Komplet dështim atë e vëren edhe prej sjelljes së tyre në Kuvend edhe nga iniciativat qorre per të bllokuar çdo iniciativë të Kosovës. Ata mendoj që në rastin më të mirë të mundshëm do të tentojnë që ta mbajnë Lëvizjen Vetëvendose të prangosur, pra ideja është që përmes Gjykatës Kushtetuese dhe përmes sabotimit të punës në Kuvend njëfarë mënyre të parandalojnë çdo iniciativë që i prek interesat e tyre ekonomikë. Pra çdo iniciativë në njëfarë mënyre e sheshon, ose e hjek domonimin oligarkik që ata e kanë pasë. Në fakt këta do të tentojnë ta sabotojnë, kjo është strategjia e tyre, unë mendoj që në këtë strategji do të dështojnë në mënyrë speklakulare”, tha ai.

Kjo pasi Muja theksoi se mbështetja për kryeministrin Albin Kurti dhe partinë e tij, po vazhdon të jetë e lartë.

“Mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje sidomos për kryeministrin Kurti vazhdon të jetë e lartë, përtej sfidimeve ose gërvishjeve të vogla që vijnë nga proponent të dëshpëruar politik”, shtoi Muja.

Tha se masat e Bashkimit Evropian për Kosovën janë të përkohshme dhe të kthyeshme

Sipas tij, me qeverisjen Kurti Kosova ka shtrirë sovranitetin në veri si dhe ka filluar ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve 23 vite pas luftës.

“Unë besoj që ato masat janë të përkohshme, siç e thonë ata të kthyeshme. Unë besoj që janë thellësisht të padrejta sepse në fakt për çfarë të ushtrohen masa ndaj shtetit të Kosovës, për çfarë?”, u shpreh Muja.

Ndërsa i pyetur nëse mund të shkojë Policia e Kosovës në veri pa koordinim me KFOR-in, Muja tha se kjo është gjithçka që është trashëguar nga e kaluara.

“Gjithqfarë kemi trashëguar ne është kjo. Është diku fushata e vitit 2021 dhe në rajonin e Mitrovicës ishte ballafaqimi me ato forcat që i kanë rezistua shtetit të Kosovës. Ato i ke pas, ca i ke pas në veri por ke pas edhe në jug por ajo çfarë i ka përbashku ato forca të errëta është sulmi ndaj autoritetit qendror të Kosovës ose përpjekjet e Kosovës që të jetë një pushtet më i decentralizuar dhe i njëjtë për të gjithë. Ajo çka unë vërej tash nga vizitat në Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok është që shteti i Kosovës po funksionon. Dhe kjo më jep kënaqësi të jashtëzakonshme”, u shpreh Muja.

Ai tha se ndjenja e pasigurisë së kohës së Radojiqiqit do të vazhdoj të sfidoj shtetin e Kosovës por shtoi se shtrirja e sovranitetit në veri ka qenë mandat i kryeministrit Kurti.

“Ajo ndjenja e tmerrshme e pasigurisë ose brutalitetit të atyre forcave të tmerrshme që manifestoheshin përmes kokës së Radojiqiqit unë i shoh përgjithësisht të mundura sado që do të vazhdojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës por mendoj që ka qenë edhe detyrë, edhe mandat i kryeministrit Albin Kurti që të realizoj pikërisht atë dhe me gjasë siç shihet edhe nga vendimet e shtrirjes së autoritetit atje, e dhe nga përpjekjet e Policisë së Kosovës, edhe ATK-së, edhe nga rindërtimi i shtëpive të shqiptarëve të Mitrovicës Veriore të cilët 23 vite pas luftës nuk kanë guxu të kthehen atje, unë i shoh këto shenja të kthimit të normalitetit. Ati normalitet atje është për të qëndruar”, deklaroi deputeti Muja.

I pyetur nëse ky normalitet do të zgjas edhe pas rizgjedhjeve në katër komunat veriore, Muja tha se Kosova është shtet ligjor dhe se një gjë e tillë mund të bëhet përmes peticionit.

“Ajo çka unë e di është që është bërë UA dhe Kosova është vend i ligjeve dhe Kushtetutës të cilat duhet të respektohen. Tek e fundit demokracia qëndron në një vijë të hollë të respektimit të ligjit. Edhe ajo duhet të jetë mësimi i parë për ne si shoqëri dhe ligji duhet të vlej për të gjithë ata që aspirojnë ndryshimin e kryetarëve të komunave dhe ajo duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme. Ndryshimi ose çfarëdo iniciative për ndryshimin e kryetarëve të Komunave, megjithëse ata atje ushtrojnë një pozitë në zgjedhje të cilat janë pranuar ndërkombëtarisht nga deklarata e QUINT-it, por ajo çfarë unë e di është që ndoshta për raste kur ka nevojë që të shtohet pjesëmarrja e qytetarëve në qeverisje lokale, mund të shfrytëzohet mekanizmi i ndryshimit të kryetarëve përmes peticionit”, ka thënë deputeti Muja.