Detaje nga vrasja e Liridona Murselit

Granit Plava është personi që është arrestuar së bashku me Naim Murselin, të dy si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, bashkëshortes së këtij të fundit. Plava dyshohet se është familjar i Naim Murselit, bashkëshorti i Liridona Murselit, po ashtu i arrestuar si i dyshuar. Paparaci merr vesh se policia e Kosovës […]

Detaje nga vrasja e Liridona Murselit
detaje-nga-vrasja-e-liridona-murselit

detaje-nga-vrasja-e-liridona-murselit


Granit Plava është personi që është arrestuar së bashku me Naim Murselin, të dy si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e Liridona Murselit, bashkëshortes së këtij të fundit.

Plava dyshohet se është familjar i Naim Murselit, bashkëshorti i Liridona Murselit, po ashtu i arrestuar si i dyshuar.

Paparaci merr vesh se policia e Kosovës ka gjetur armën e vrasjes dhe veturën dhe të gjitha janë siguruar me kamera të sigurisë të vendosura nga policia në lagje në vende të fshehta.

Vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë. Ndërsa komunikimi i fundit në telefonët e Naim Murselit dhe Granit Plavës ishte mes të dy të arrestuarve.

Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sipas versionit zyrtar të informacioneve të para, Naim Murseli e kishte përshkruar rastin si grabitje që eskaloi në përdorim armësh.

Më tutje, dyshime të mëdha u ngritën lidhur me tipologjinë e rastit. Tutje, sot Paparaci ekskluzivisht raportoi për arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër, tashmë i identifikuar si shtetasi Granit Plava që kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Liridona Murselit.

Motivet e rastit mbeten ende të panjohura deri në sqarimin e tyre të plotë nga organet e sigurisë.