Dogana konfiskon 39 telefonë celular dhe parandalon futjen e armëve të ftofta në Merdare, nga një shtetas i Serbisë

Dogana e Kosovës, gjatë një operacioni në Ferizaj ku ka inspektuar dhe kontrolluar 6 subjekte të ndryshme, ka konfiskuar 39 telefon celular, duke përfshirë modele të njohura të markave Samsung dhe Iphone. Ndërsa në pikë kalimin kufitar të Merdares gjatë kontrolleve nga ana e njësisë K9 të Doganës së Kosovës tek një shtetas i Serbisë […]

Dogana konfiskon 39 telefonë celular dhe parandalon futjen e armëve të ftofta në Merdare, nga një shtetas i Serbisë
dogana-konfiskon-39-telefone-celular-dhe-parandalon-futjen-e-armeve-te-ftofta-ne-merdare,-nga-nje-shtetas-i-serbise

dogana-konfiskon-39-telefone-celular-dhe-parandalon-futjen-e-armeve-te-ftofta-ne-merdare,-nga-nje-shtetas-i-serbise

Dogana e Kosovës, gjatë një operacioni në Ferizaj ku ka inspektuar dhe kontrolluar 6 subjekte të ndryshme, ka konfiskuar 39 telefon celular, duke përfshirë modele të njohura të markave Samsung dhe Iphone. Ndërsa në pikë kalimin kufitar të Merdares gjatë kontrolleve nga ana e njësisë K9 të Doganës së Kosovës tek një shtetas i Serbisë janë gjetur armë të ftohta, ( thika 3 copë) të fshehura brenda makinës së tij, të cilat janë konfiskuar, derisa rasti është përcjell tek Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Doganës:

Ferizaj 27 shtator 2023 Sot njësit e Doganës kanë organizuar një operacion të suksesshëm në qytetin e Ferizajt si kanë arritur të parandalojnë futjen e armëve të ftohta përmes pikë-kalimit kufitar të Merdares.

Gjatë këtij operacioni të oficerëve doganor kanë inspektuar dhe kontrolluar me kujdes 6 subjekte të ndryshme. Rezultati i këtij kontrolli është zbulimi dhe konfiskimi i 39 telefona celularë, duke përfshirë modele të njohura të markave Samsung dhe iPhone.

Sasia e telefonave celularë është sekuestruar në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi. Gjithashtu, procedurat kundërvajtese janë inicuar kundrejt palëve përgjegjëse për këtë aktivitet.

Derisa në pikë kalimin kufitar të Merdares gjatë kontrolleve nga ana e njësisë K9 të Doganës së Kosovës tek një shtetas i Serbisë janë gjetur armë të ftohta (thika 3 copë) të fshehura brenda makinës së tij, te cilat janë konfiskuar, derisa rasti është përcjell tek Policia e Kosovës.