Dy të arrestuar për fajde e detyrim në Prishtinë dhe Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të mërkurën në Prishtinë e Lipjan, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të mërkurën është bërë arrestimi i tyre gjatë operacionit të zhvilluar në këto dy lokacione të ndryshme. “Me […]

Dy të arrestuar për fajde e detyrim në Prishtinë dhe Lipjan
dy-te-arrestuar-per-fajde-e-detyrim-ne-prishtine-dhe-lipjan

dy-te-arrestuar-per-fajde-e-detyrim-ne-prishtine-dhe-lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të mërkurën në Prishtinë e Lipjan, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të mërkurën është bërë arrestimi i tyre gjatë operacionit të zhvilluar në këto dy lokacione të ndryshme.

“Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: Një revole, tre telefona mobil, një automjet, 915 euro, shënime/ evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit të të dyshuarve me iniciale L.A. dhe S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervistimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.