​Edhe një pjesëtare e FSK-së bëhet pjesë e Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Britaninë e Madhe, do t’i shtohet edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është Lirjona Bajraktatri ajo e cila është përzgjedhur për të ndjekur kursin një vjeçar në këtë akademi, që është një prej më prestigjiozeve në botë. Kjo është bërë e ditur nga ambasadori britanik në Kosovë, […]

​Edhe një pjesëtare e FSK-së bëhet pjesë e Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst
​edhe-nje-pjesetare-e-fsk-se-behet-pjese-e-akademise-mbreterore-ushtarake-sandhurst

​edhe-nje-pjesetare-e-fsk-se-behet-pjese-e-akademise-mbreterore-ushtarake-sandhurst

Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Britaninë e Madhe, do t’i shtohet edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është Lirjona Bajraktatri ajo e cila është përzgjedhur për të ndjekur kursin një vjeçar në këtë akademi, që është një prej më prestigjiozeve në botë.

Kjo është bërë e ditur nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i cili ka thënë se “është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë”.

“Kam pasur kënaqësinë të takoj sot anëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, e cila është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në MB”, ka shkruar diplomati britanik.