Debate në Këshillin e Mandateve, Nikolla: “Ahmetaj” të shqyrtohet javën tjetër! Bardhi: Po e ndihmoni të fshihet

Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Seanca në Këshillin e Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të ish-ministrit, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar po shoqërohet me debate mes opozitës dhe mazhorancës. […] The post Debate në Këshillin e Mandateve, Nikolla: “Ahmetaj” të shqyrtohet javën tjetër! Bardhi: Po e ndihmoni të fshihet appeared first on Newsbomb Albania.

Debate në Këshillin e Mandateve, Nikolla: “Ahmetaj” të shqyrtohet javën tjetër! Bardhi: Po e ndihmoni të fshihet

Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Seanca në Këshillin e Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të ish-ministrit, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar po shoqërohet me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Ka qenë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ka njoftuar që mbledhja të mbahet javën e ardhshme, ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka kërkuar të mos e zvarrisin më këtë çështje dhe mos i japin më tepër kohë Ahmetajt të arratiset.

“Po bashkëpunoni në krim, mos i jepni më shume kohë Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në rend dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin Prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”, është shprehu ai.

Burime për mediat bëjnë me dije se seanca e posaçme plenare mund të mbahet ditën e hënë.

 

The post Debate në Këshillin e Mandateve, Nikolla: “Ahmetaj” të shqyrtohet javën tjetër! Bardhi: Po e ndihmoni të fshihet appeared first on Newsbomb Albania.