Kurti refuzoi të takojë pa mbledhjen e dy qeverive, Abdixhiku: Edi Rama është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri Edi Rama është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë Kjo deklaratë e tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti tha më herët gjatë ditës së sotme se refuzon takimin me Ramën në Prishtinë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e qy qeverive të dy vendeve. […] The post Kurti refuzoi të takojë pa mbledhjen e dy qeverive, Abdixhiku: Edi Rama është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë! appeared first on Newsbomb Albania.

Kurti refuzoi të takojë pa mbledhjen e dy qeverive, Abdixhiku: Edi Rama është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri Edi Rama është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë Kjo deklaratë e tij vjen pasi kryeministri Albin Kurti tha më herët gjatë ditës së sotme se refuzon takimin me Ramën në Prishtinë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e qy qeverive të dy vendeve.

“Natyrisht që kryeministri i Shqipërisë është i mirëpritur në Kosovë. Fakti që ne e diskutojmë pritjen ose jo të tij tregon shumë për gjendjen në të cilën ka ardhur Kosova. Kryeministri është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë”, tha Abidhxiku.

Kurti i ka kërkuar kryeministrit Rama meqënëse do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turit ballkanik, të mbajnë edhe mbledhjen, pasi çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Nëse kjo mbledhje nuk do të zhvillohet, atëhere kryeministri i Kosovës theksoi se nuk do të ketë takim me Ramën.

“Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët.

Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anuluar.Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes. Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë mbetem tek qëndrimi se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të shpeshtë. Mbledhjet janë anuluar, të paarsyshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera.’-“, tha Kurti.

The post Kurti refuzoi të takojë pa mbledhjen e dy qeverive, Abdixhiku: Edi Rama është gjithmonë i mirëpritur në Kosovë! appeared first on Newsbomb Albania.