Bllokimi i gurores së Rrajave, kush është kompania “Delia Group” që kryente aktivitetin në Borizanë

Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka bllokuar aktivitetin në guroren “Delia Group” në Borizanë të Krujës. Bllokimi i aktivitetit në gurore është bërë në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të mbështetura në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare […] The post Bllokimi i gurores së Rrajave, kush është kompania “Delia Group” që kryente aktivitetin në Borizanë appeared first on Newsbomb Albania.

Bllokimi i gurores së Rrajave, kush është kompania “Delia Group” që kryente aktivitetin në Borizanë

Policia ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka bllokuar aktivitetin në guroren “Delia Group” në Borizanë të Krujës. Bllokimi i aktivitetit në gurore është bërë në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të mbështetura në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, kontrolluan subjektin e “Delia Group”, me administrator Viktor Delia dhe sipas raportimeve janë bashkëpronarë familjarë të ish-deputetit Rrahman Rraja.

“Delia Group” është një nga kompanitë më të vjetra të ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1993 duke ushtruar punë prej 30 vitesh tashmë në sektorin e ndërtimit me fokus infrastrukturën rrugore dhe civile. Themeluesi i kompanisë është Viktor Delia i cili është njëkohësisht edhe administratori.

“Delia Group” ka qenë pjesëmarrëse dhe fituese e një sërë tenderash kombëtare dhe ndërkombëtar. Një prej tenderave më të mëdhenj të fituar është ajo e ndërtimit të hidrocentralëve “Thanë” dhe “Mollas”, me një kosto prej më shumë se 8 milionë eurosh.

Në vitin 2013 kompanisë “Delia Group”, si debitore ndaj INUK, iu vendos masa e sekuestros konservative e bllokimit të të gjitha aksioneve. Por, një vit më vonë kjo masë u hoq pas shlyerjes së detyrimeve.

Deri më sot, “Delia Group” vijon aktivitetin e ndërtimit në infrastrukturë dhe energjitikë ku përfshihej edhe gurorja në Borizanë.

//Gledi Fejza

The post Bllokimi i gurores së Rrajave, kush është kompania “Delia Group” që kryente aktivitetin në Borizanë appeared first on Newsbomb Albania.