Gërvalla: Sot është ditë gëzimi, Serbia e mori përgjigjen

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u deklarua menjëherë pas votimit duke thënë se “kjo është fitore e Evropës, shteteve demokratike që sot konfirmuan që Kosova është pjesë e tyre”. Ajo tha se sot është “ditë gëzimi” dhe […]

Gërvalla: Sot është ditë gëzimi, Serbia e mori përgjigjen
gervalla:-sot-eshte-dite-gezimi,-serbia-e-mori-pergjigjen

gervalla:-sot-eshte-dite-gezimi,-serbia-e-mori-pergjigjen

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u deklarua menjëherë pas votimit duke thënë se “kjo është fitore e Evropës, shteteve demokratike që sot konfirmuan që Kosova është pjesë e tyre”.

Ajo tha se sot është “ditë gëzimi” dhe uroi të gjithë qytetarët për këtë sukses.

“Emocioni i vetëm që kam është gëzimi dhe falënderimi për ata që kanë luftuar shumë edhe në këtë seancë për të arritur votat e nevojshme për rekomandimin…Shpresojmë që pas këtij hapi të rëndësishëm në maj të mund ta kurorëzojmë Kosovën me pranin në KiE”, u shpreh Gërvalla para mediave, transmeton Express.

“Sot është ditë gëzimi, ju uroj të gjithëve nga zemra. Shpresoj që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.