Komisioni i Shëndetësisë miraton pr.ligjin e kanabisit, rrëzohet propozimi i Braçes
Është miratuar sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nen për nen projektligji për kabanisin mjekësor. Ndërkohë, gjatë komisionit të Ekonomisë deputetët socialistë rrëzuan propozimin e kolegut të tyre, Erion Braçe i cili kërkoi përcaktimin e hapësirës që do të shkgrytëzohet për kanabisin industrial. Rrëzimi i këtij propozimi u bë pas shpjegimit që […] The post Komisioni i Shëndetësisë miraton pr.ligjin e kanabisit, rrëzohet propozimi i Braçes appeared first on Newsbomb Albania.
Është miratuar sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë nen për nen projektligji për kabanisin mjekësor.
Ndërkohë, gjatë komisionit të Ekonomisë deputetët socialistë rrëzuan propozimin e kolegut të tyre, Erion Braçe i cili kërkoi përcaktimin e hapësirës që do të shkgrytëzohet për kanabisin industrial.
Rrëzimi i këtij propozimi u bë pas shpjegimit që përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë dha i cili tha se kjo nuk duhet të përcaktohet te ligji.
Mendoj që nuk duhet të përcaktohet te ligji. Projektligji parashikon që është këshilli i ministrave i autorizuar për kufizimin e zonave kadastrale ku do të lejohet kultivimi”, tha ai.
Ndërkohë u pranuan disa ndryshime të propozuara nga deputeti i PS Ilir Metaj, si ai për të shtuar një nen për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës”. Me qëllim që te agjencia të punësohen vetëm personat që kalojnë procesin e verifikimit, përmes një procesi që lidhet me kriterin e integritetit moral e specifika të tjera si dhe propozimi që “për t’u pajisur me licencë”’ subjekti i interesuar paguan në momentin e paraqitjes së kërkesës një vlerë 100 mijë lek të reja, e pakthyeshme.
The post Komisioni i Shëndetësisë miraton pr.ligjin e kanabisit, rrëzohet propozimi i Braçes appeared first on Newsbomb Albania.