Gjobitet një 28 vjeçar në Ferizaj, voziti me shpejtësi të madhe

Mori dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe iu hoq patent shoferi një 28 vjeçar në Ferizaj, që voziti 162 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h. Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate. “Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, me datën 24.01.2024 rreth orës 02:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez […]

Gjobitet një 28 vjeçar në Ferizaj, voziti me shpejtësi të madhe
gjobitet-nje-28-vjecar-ne-ferizaj,-voziti-me-shpejtesi-te-madhe

gjobitet-nje-28-vjecar-ne-ferizaj,-voziti-me-shpejtesi-te-madhe

Mori dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe iu hoq patent shoferi një 28 vjeçar në Ferizaj, që voziti 162 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, me datën 24.01.2024 rreth orës 02:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt kanë ndaluar shoferin A.B (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 162 km/h. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftim.