Limaj tregon sa kilometra rrugë janë shtruar sa ka qenë ministër i Infrastrukturës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për punët që kishte bërë sa ishte ministër i Infrastrukturës. Ai ka treguar se sa kilometra rrugë i ka ndërtuar për dy vjet e gjysmë, si dhe çfarë kompani kanë qenë që kanë punuar të gjithë ato kilometra përfshirë edhe dy autostradat e vendit. “Kompanitë tona kosovare  […]

Limaj tregon sa kilometra rrugë janë shtruar sa ka qenë ministër i Infrastrukturës
limaj-tregon-sa-kilometra-rruge-jane-shtruar-sa-ka-qene-minister-i-infrastruktures

limaj-tregon-sa-kilometra-rruge-jane-shtruar-sa-ka-qene-minister-i-infrastruktures

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për punët që kishte bërë sa ishte ministër i Infrastrukturës.

Ai ka treguar se sa kilometra rrugë i ka ndërtuar për dy vjet e gjysmë, si dhe çfarë kompani kanë qenë që kanë punuar të gjithë ato kilometra përfshirë edhe dy autostradat e vendit.

“Kompanitë tona kosovare  e kanë shtruar rrethrrotullimin e Prishtinës, të gjitha rrugët janë krijuar nga kompanitë kosovare nga Prishtina deri në Kiev, të gjitha kanë qenë kompani kosovare, përfshirë rrugën në drejtim të Mitrovicës, edhe në drejtim të QMI-së. Autostradën e kanë ndërtuar kompanitë e huaja, të tjerat janë kompani tonat”.

“1 mijë e 220 kilometra rrugë nga 1994 deri në 2007 janë të shtruara në Kosovë nga koha e Luftës së Dytë Botërore, Kosova ka pasur rrugë të asfaltuara përfshirë lokale dhe magjistrale. Për dy vjet e gjysmë ne kemi dalë me 1 mijë e 262 kilometra rrugë rurgale pa autostrada për dy vjet e gjysmë e kemi dyfishuar numrin e rrugëve, dhe pa këto hyrjet e Prishtinës.  Çdo urë që e shihni nga hyrja e Prishtinës deri në Kiev të gjitha janë të projektuara nga projektues shqiptarë të Kosovës”, ka thënë Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.