Gjoshi i PDK-së: I ftojmë edhe partitë tjera ta përkrahin Bedri Hamzën për kryeministër

Betim Gjoshi nga PDK, për FrontOnline thotë se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza,  është më i respektueshëm në shoqëri e madje ai kërkon përkrahjen edhe të partive tjera politike që Hamza të jetë Kryeministër i ardhshëm i Kosovës. ‘’Zoti Hamza është një person që është i respektuar në shoqëri më gjerë se sa […]

Gjoshi i PDK-së: I ftojmë edhe partitë tjera ta përkrahin Bedri Hamzën për kryeministër
gjoshi-i-pdk-se:-i-ftojme-edhe-partite-tjera-ta-perkrahin-bedri-hamzen-per-kryeminister

gjoshi-i-pdk-se:-i-ftojme-edhe-partite-tjera-ta-perkrahin-bedri-hamzen-per-kryeminister


Betim Gjoshi nga PDK, për FrontOnline thotë se kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza,  është më i respektueshëm në shoqëri e madje ai kërkon përkrahjen edhe të partive tjera politike që Hamza të jetë Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

‘’Zoti Hamza është një person që është i respektuar në shoqëri më gjerë se sa PDK-ja edhe besoj se do ta fitoj mbështetjen edhe votuesve të partive tjera atyre të VV-së, e LDK-së e të AAK-së, të tjerave dhe kish qenë mirë që edhe ato t’i ofrojnë mbështetje një kandidati tillë i cili besoj që me bagazhin që ka na garanton se do të na ofron një qeverisje të mirë dhe do ta kthej Kosovën në binar, sepse ne kemi një degradim të Kosovës në të gjitha fushat’’, shprehet Gjoshi për FrontOnline.

PDK-ja si parti politike nuk është se ka vija të kuqe për ndonjë parti politike për koalicione.

Për PDK-në koalicionet parazgjedhore nuk është se kanë lënë shije të mirë por që për koalicionet paszgjedhore do të afroheshin me partitë që kanë një koncept properëndimor.

‘’PDK asnjëherë nuk ka ndërtuar politika me vija të kuqe, ne kemi kandidat për kryeministër dhe do të ndërtojmë një ekip i cili do të jetë më i miri prej partive politike në Kosovë dhe jemi të dallueshëm me partitë tjera, nuk është se kemi ndonjë shije të mirë prej këtyre koalicioneve parazgjedhore, por paszgjedhore gjithë ato parti që kanë një koncept properëndimor dhe që kanë interesin e Kosovës si interes parësor do të gjejmë gjuhën e përbashkët’’ thekson Gjoshi nga PDK.