Guardiola në “luftë” me Premier Lig

“Problem shumë i madh” – Pep Guardiola në “luftë” me Premier Ligën. Pep Guardiola ka lëshuar një “sulm” ndaj Premier Ligës që nuk ri aranzhuan ndeshjen e City kundër Newcastle, duke thënë se ajo erdhi shumë shpejt pas Super Kupës së UEFA-së Guardiola ka kritikuar Premier Ligën që e detyroi Cityn të luante tri ditë […]

Guardiola në “luftë” me Premier Lig

“Problem shumë i madh” – Pep Guardiola në “luftë” me Premier Ligën.

Pep Guardiola ka lëshuar një “sulm” ndaj Premier Ligës që nuk ri aranzhuan ndeshjen e City kundër Newcastle, duke thënë se ajo erdhi shumë shpejt pas Super Kupës së UEFA-së

Guardiola ka kritikuar Premier Ligën që e detyroi Cityn të luante tri ditë pas finales së Super Kupës së UEFA-së që ata e fituan në Athinë ndaj Sevillas. City u kthye nga Greqia në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes pasi që mposhtën skuadrën spanjolle në penallti, duke pasur më pak së tri ditë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen në shtëpi kundër Newcastle.

“Ne dëshirojmë të vazhdojmë garën dhe ne tani jemi në një problem të madh, shumë të madh. Jo vetëm për këtë ndeshje por në përgjithësi dhe ky është një fakt që është. Çdo menaxher do të thoshte të njëjtën nëse do ishte në pozitën time”, tha Guardiola në konferencën për gazetarë.

“Njerëzit shkuan për të fjetur në ora 4 të mëngjesit në Greqi kurse luajte në orën 22:00 të natës. Kthimi, rikuperimi nga temperaturat prej 35 apo 40 gradë Celsius në Greqi. Kthimi, arritja vonë, pastaj kjo ndeshje, ndeshja e së nesërmes, sot nuk kemi mundur të stërvitim. Do të dëshiroja të stërvitemi por ne nuk kemi arritur të bëjmë ‘asgjë për shkak që ne nuk kemi pasur kohë. Do ta dëshiroja edhe një ditë tjetër”.

Guardiola ka një histori të gjatë të kritikave kundrejt Premier Ligës për orarin e ndeshjeve, duke besuar që City çdo herë i jepet pak kohë që të rikuperohet nga ndeshjet e tyre në Europë. Por, ai e ka uruar skuadrën e tij që vazhdimisht i kapërcen këto pengesa. “Kjo është një sfidë. Kjo është arsyeja pse ne fitojmë. Për shkak se ne i tejkalojmë këto pengesa gjatë gjithë kohës. Çdo herë ne kemi pak kohë që të rikuperohemi në mes të ndeshjeve, nuk ka problem”, shtoi ai.