Halimi: Trendi i qytetarëve të Kosovës për t’u larguar pritet të rritet, pushteti nuk ka strategji për të parandaluar emigrimin

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka bërë disa kritika ndaj Qeverisë Kurti. Halimi thotë se LVV po e shpenzon energjinë për liberalizimin e vizave, ndërsa nuk ka strategji për parandalimin e emigrimit. “Derisa partia në pushtet gjithë energjinë janë duke e shpenzuar për të marrë meritat për liberalizimin e vizave, […]

Halimi: Trendi i qytetarëve të Kosovës për t’u larguar pritet të rritet, pushteti nuk ka strategji për të parandaluar emigrimin
halimi:-trendi-i-qytetareve-te-kosoves-per-t’u-larguar-pritet-te-rritet,-pushteti-nuk-ka-strategji-per-te-parandaluar-emigrimin

halimi:-trendi-i-qytetareve-te-kosoves-per-t’u-larguar-pritet-te-rritet,-pushteti-nuk-ka-strategji-per-te-parandaluar-emigrimin

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka bërë disa kritika ndaj Qeverisë Kurti.

Halimi thotë se LVV po e shpenzon energjinë për liberalizimin e vizave, ndërsa nuk ka strategji për parandalimin e emigrimit.

“Derisa partia në pushtet gjithë energjinë janë duke e shpenzuar për të marrë meritat për liberalizimin e vizave, asnjë strategji e planifikim, për të rritë vëmendjen tek parandalimi i emigrimit. Të analizohen sektorët dhe faktorët shtytës se ku dhe pse po ikin qytetarët. Një qeveri që tejkalon propagandën do të duhet të merret me një çështje me rëndësi si emigrimi”, ka dekalruar ajo.

Halimi thotë se trendi i qytetarëve për tu larguar pritet të rritet.

“Trendi i qytetarëve të Kosovës për t’u larguar pritet të rritet, ndaj si e tillë kërkon vëmendje në nivel të planifikimit të politikave. Sipas studimit të Institutit GAP, arsyeja e kryesore për marrjen e vendimit për ta lënë Kosovën, janë mundësitë më të mira për punësim, derisa destinacionet kryesore janë Gjermania me 71.4%, Zvicra 11.7% dhe Austria 5.3%. Ky pushtet nuk merret me të sotmen e problemet e qytetarëve; e kaluara vazhdon të mbetet kauza e tyre e vetme dhe mirëmbajtja e varfërisë me shtesa kur pushteti i tyre rrezikohet”, vijon reagimi i Halimit në Facebook.