Haradinaj: Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Finlandës me rastin e festës së pavarësisë së saj. Haradinaj ka thënë se Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i Kosovës. “Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i yni në procesin e shtetndërtimit […]

Haradinaj: Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i Kosovës
haradinaj:-finlanda-eshte-deshmuar-si-nje-partner-i-forte-i-kosoves

haradinaj:-finlanda-eshte-deshmuar-si-nje-partner-i-forte-i-kosoves

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Finlandës me rastin e festës së pavarësisë së saj.

Haradinaj ka thënë se Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i Kosovës.

“Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i yni në procesin e shtetndërtimit dhe të forcimit të subjektivitetit të Kosovës. Për këtë jemi përherë mirënjohës, me urimin më të mirë që marrëdhëniet tona të shkëlqejnë edhe në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot, në festën e shënimit të Pavarësisë së Finlandës, pata kënaqësinë që të jem në festimin e organizuar në këtë ditë të veçantë për shtetin dhe miqtë tanë.

Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i yni në procesin e shtetndërtimit dhe të forcimit të subjektivitetit të Kosovës. Për këtë jemi përherë mirënjohës, me urimin më të mirë që marrëdhëniet tona të shkëlqejnë edhe në të ardhmen!

Gëzuar përvjetorin, Finlandë! ????????????????