Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Një nga figurat më të ndritura

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies. Haradinaj ka thënë se Bahriu ishte trim e i vendosur deri në vetëmohim. “Bahri Fazliu është njëri prej figurave më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar e i vendosur […]

Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Një nga figurat më të ndritura
haradinaj-kujton-heroin-bahri-fazliu:-nje-nga-figurat-me-te-ndritura

haradinaj-kujton-heroin-bahri-fazliu:-nje-nga-figurat-me-te-ndritura

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Bahriu ishte trim e i vendosur deri në vetëmohim.

“Bahri Fazliu është njëri prej figurave më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim, Bahri Fazliu, 26 vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.

Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, ka thënë Haradinaj.