Haradinaj lartëson Nënën Terezën në ditëlindjen e saj: Simbol i krenarisë kombëtare, frymëzim për mbarë njerëzimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, tha se Shënjtorja Nëna Terezë, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin si dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh. Kështu ka shkruar i pari i AAK-së pas pjesëmarrjes në akademinë solemne me rastin e ditëlindjes së Nënës […]

Haradinaj lartëson Nënën Terezën në ditëlindjen e saj: Simbol i krenarisë kombëtare, frymëzim për mbarë njerëzimin
haradinaj-larteson-nenen-terezen-ne-ditelindjen-e-saj:-simbol-i-krenarise-kombetare,-frymezim-per-mbare-njerezimin

haradinaj-larteson-nenen-terezen-ne-ditelindjen-e-saj:-simbol-i-krenarise-kombetare,-frymezim-per-mbare-njerezimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, tha se Shënjtorja Nëna Terezë, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin si dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh.

Kështu ka shkruar i pari i AAK-së pas pjesëmarrjes në akademinë solemne me rastin e ditëlindjes së Nënës Terezë.

“Figura e Shenjtores Nëna Terezë, bijës së kombit shqiptar, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin. Përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh si udhërrëfyes në punët tona të përditshme.

Në akademinë solemne me rastin e ditelindjes së Nënës Terezë, nën përkujdesjen e ipeshkvit të Dioqezës Prishtinë-Prizren, Imzot Dodë Gjergji, me krenari kujtuam trashëgiminë e jashtëzakonshme që la ajo pas, si një simbol i krenarisë kombëtare dhe botërore dhe tregues se edhe një popull i vogël jep figura të mëdha.

Të lartësuara qofshin gjithmonë emri dhe veprat e saj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.