Haradinaj në Gjakovë kujton Betejën e Çabratit: Krenar që kisha në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë që i kujtuam sot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë se në luftën çlirimtare Gjakova ka dhënë shumë djemë e vajza. “Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, i fali shumë lirisë së Atdheut. Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anembanë vendit, Gjakova […]

Haradinaj në Gjakovë kujton Betejën e Çabratit: Krenar që kisha në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë që i kujtuam sot
haradinaj-ne-gjakove-kujton-betejen-e-cabratit:-krenar-qe-kisha-ne-krah-bashkeluftetare-si-heronjte-gjakovare-qe-i-kujtuam-sot

haradinaj-ne-gjakove-kujton-betejen-e-cabratit:-krenar-qe-kisha-ne-krah-bashkeluftetare-si-heronjte-gjakovare-qe-i-kujtuam-sot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejen e Çabratit në përvjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se në luftën çlirimtare Gjakova ka dhënë shumë djemë e vajza.

“Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, i fali shumë lirisë së Atdheut. Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anembanë vendit, Gjakova dha luftëtarë të mëdhenj. Djemtë e vashat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë që nga mobilizimi e deri te dita e fitores”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se shpirti liridashës e atdhetar i Gjakovës nuk u shua asnjëherë.

“Gjatë luftës për liri, në këtë trevë u shkatërruan shumë ekonomi familjare; e shumë vëllezër e motra tona pësuan nga dora e agresorit, por shpirti liridashës e atdhetar i Gjakovës nuk u shua asnjëherë. Sot në kujtim të Betejës së Çabratit, me kryetarin Ardian Gjini, kolegë e familjarë, nderuam heroizmin e Brigadës 137 “Gjakova” dhe trimat që ranë”.

“Përgjithmonë krenarë që kisha në krah bashkëluftëtarë si Heronjtë gjakovarë që i kujtuam sot. Përgjithmonë krenarë me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri”, është shprehur Haradinaj.