Haradinaj për ambasadorin Dugolli: E kemi një Oso Kukë edhe në Uashington

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për dëmtim të raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nuk besoj kurrë se ka besuar dikush që Kosova ka me qenë kaq larg Uashingtonit dhe Serbia kaq afër. Mendoj se të gjithë njerëzit e vetëdijshëm të këtij vendi e dinë çka do […]

Haradinaj për ambasadorin Dugolli: E kemi një Oso Kukë edhe në Uashington
haradinaj-per-ambasadorin-dugolli:-e-kemi-nje-oso-kuke-edhe-ne-uashington

haradinaj-per-ambasadorin-dugolli:-e-kemi-nje-oso-kuke-edhe-ne-uashington

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për dëmtim të raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk besoj kurrë se ka besuar dikush që Kosova ka me qenë kaq larg Uashingtonit dhe Serbia kaq afër. Mendoj se të gjithë njerëzit e vetëdijshëm të këtij vendi e dinë çka do të thotë kjo, kaq pak prani e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se derisa Serbia po lobon fuqishëm në Uashington, ambasadori i Kosovës atje po qëndron i mbyllur brenda dyerve të ambasadës.

“Ashtu siç është mbyllur kryetari i Lesposaviqit Lulzim Hetemi në objektin komunal, që Edi Rama e ka quajtur Oso Kuka, unë mendoj se ne e kemi një Oso Kukë në Uashington dhe ai është Ilir Dugolli, ambasadori i Kosovës. Ai është i mbyllur në ambasadën e vet, ai nuk guxon me livritë prej Albin Kurit edhe prej qeverisë edhe prej tjerëve nga frika se çka i thonë këta, ai është Oso Kukë njëjtë, ndërsa e ke Serbinë që deri sot i ka paguar katër kompani lobuese, ne një mezi në fund tani dhe ka mobilizuar potencial të jashtëzakonshëm të përafrimit me Amerikën. Kurti duke e parë angazhimin e Serbisë për t’u afruar me Amerikën, çka po bën Kurti? Po bën garë si me u prishë me Amerikën”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.