Hovenier reagon pas dorëheqjes së Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se për arsye familjare po e përfundon mandatin e tij. Ambasadori Hovenier i cili priti Mehajn në vizitën përmbyllëse të tij në Ambasadën amerikane në Prishtinë, shfrytëzoi rastin për ta falënderuar për shërbimin dhe bashkëpunimin […]

Hovenier reagon pas dorëheqjes së Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes
hovenier-reagon-pas-doreheqjes-se-mehajt-nga-posti-i-ministrit-te-mbrojtjes

hovenier-reagon-pas-doreheqjes-se-mehajt-nga-posti-i-ministrit-te-mbrojtjes

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se për arsye familjare po e përfundon mandatin e tij.

Ambasadori Hovenier i cili priti Mehajn në vizitën përmbyllëse të tij në Ambasadën amerikane në Prishtinë, shfrytëzoi rastin për ta falënderuar për shërbimin dhe bashkëpunimin e tij.

“E vlerësova mundësinë që të falënderoj ish-Ministrin e Mbrojtjes, Mehajn, për shërbimin e tij, bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe partneritetin gjatë mandatit të tij. Ia dëshiroj të gjitha të mirat në angazhimet e tij të ardhshme”, ka shkruar Hovenier.

Mehaj, i cili erdhi si ushtarak nga Norvegjia, për të shërbyer në Qeverinë e Kosovës dha dorëheqje nga pozita e tij pas 2 vjet e pesë muajsh.

Ndërsa, ministër i Mbrojtjes u emërua Ejup Maqedonci, që deri tash ka shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës.