Humolli: Asociaconi do të jetë ‘pykë’ e Serbisë mbi shtetin e Kosovës!

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi dje pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u shpreh optimist pas takimit se në muajin maj mund të kemi një vendim pozitiv edhe në Këshillin e Ministrave.Nga Strasburgu, kryeministri Kurti, foli edhe për […]

Humolli: Asociaconi do të jetë ‘pykë’ e Serbisë mbi shtetin e Kosovës!
humolli:-asociaconi-do-te-jete-‘pyke’-e-serbise-mbi-shtetin-e-kosoves!

humolli:-asociaconi-do-te-jete-‘pyke’-e-serbise-mbi-shtetin-e-kosoves!

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi dje pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u shpreh optimist pas takimit se në muajin maj mund të kemi një vendim pozitiv edhe në Këshillin e Ministrave.Nga Strasburgu, kryeministri Kurti, foli edhe për çështjen e Asociacionit.

Ai garantoi se nuk do të bëj asnjë hap që rrezikon sovranitetin e Kosovës.

“Nuk do duhej të flasim thjesht për Asociacionin pa folur për marrëveshjen bazike, dhe nuk do duhej të flasim për Asociacionin pa përmendur që dhjetë ulëse në Kuvendin e Republikës po bojkotohen. Si mund të kërkohen më shumë të drejta kur bojkotohen ato aktuale” deklaroi Kurti.

Për çështjen e Asociacionit dhe anëtarësimit në KiE foli deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.Humolli tha se Asociaiconi ‘do të jetë pykë e Serbisë mbi shtetin e Kosovës’.

“Asociaconi është i dëmshëm për Kosovën, do të jetë pykë e Serbisë mbi shtetin e Kosovës dhe Serbia do e perdor vazhdimisht për ta pengu Kosoven me u zhvillu”Humolli tha se edhe anëtarësimi në KiE nuk i zgjidh të gjithë problemet e Kosovës.

“Edhe KiE nuk i zgjedh problemet e Kosoves, duhe të shihet Bosnja apo Qiproja sa pengesa ka” tha Humolli/Gazeta Blic/