Hyseni:Me mua në dialog do të arrihej njohja nga Serbia, Kurti fatkeqësisht hapi tema tjera

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë bërë përparim dhe janë dakorduar për disa nga elementet e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme që do ta përfundonte njëherë e përgjithmonë dialogun në mes të dy vendeve. Por, me ndryshimin e […]

Hyseni:Me mua në dialog do të arrihej njohja nga Serbia, Kurti fatkeqësisht hapi tema tjera
hyseni:me-mua-ne-dialog-do-te-arrihej-njohja-nga-serbia,-kurti-fatkeqesisht-hapi-tema-tjera

hyseni:me-mua-ne-dialog-do-te-arrihej-njohja-nga-serbia,-kurti-fatkeqesisht-hapi-tema-tjera

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë bërë përparim dhe janë dakorduar për disa nga elementet e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme që do ta përfundonte njëherë e përgjithmonë dialogun në mes të dy vendeve.

Por, me ndryshimin e Qeverisë në Kosovë, sipas Lajçak, ka ndryshuar edhe “qasja e Kosovës ndaj bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

“Ne kemi filluar të diskutojmë elemente të ndryshme të kësaj marrëveshjeje në vitin 2020 dhe kemi bërë përparim të mirë në elemente të ndryshme. Me ndryshimin e qeverisë në Prishtinë ndryshoi edhe qasja e Kosovës ndaj bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Lajçak në një intervistë për mediumi opozitar serb, Nova.rs.

Megjithatë, sipas tij, të gjitha aktivitetet janë të lidhura me marrëveshjen gjithëpërfshirëse.

Për këtë ndryshim të qasjes ka folur edhe ish-kryengociatori për dialogun Kosovë-Serbi, skender Hyseni.

Skender Hyseni në një prononcim për  FrontOnline ka thënë se kishte një kornizë të qartë të dialogut dhe se ai bëhej vetëm me njohje.

Sipas tij kishe një sekret publik, që dialogu të bëhen vec për njohje.

“Marrëveshja midis delegacionit të Kosovës ka ndryshuar tani. Unë kohën kur unë e kam udhëhequr dialogun është diskutuar për një njohje të ndërsjelltë, përkatësisht të diskutohet për një marrëveshje gjithëpërfshirës  e cila nënkupton njohje të ndërsjelltë.

“Ne ishim të vendosur se nuk ka marrëveshje për asnjë teme të veçantë nëse nuk merrmi vesh për marrëveshjen e përgjithshme dhe gjithëpërfshirës dhe se tema kryesore ishte njohja e ndërsjellët, zyrtare-reciproke edhe ligjërisht e obligueshme. E për këtë “formulë” të negociatave ne kishim pajtim edhe me shtetet  QUINT-it dhe të Brukselit përfshirë edhe vete Lacjakun. Të them se ishte sekret publik që ne e kishim vendosur këtë kornizë të dialogut. Dhe për fat te keq Albin Kurti i hapi temat dhe elementet e përgjithshme për të cilat jemi marrë vesh, për paqe, siguri dhe për të gjitha temat e tjera”, tha Hyseni.

Ndonëse ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, dëshirën për të qenë në pozitën e tij tashmë e ka shprehur ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Pahor madje ka paralajmëruar se këtë javë do të dorëzojë kandidaturën e tij në Bruksel që të jetë emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Përfshirjen  e tij Hyseni e vlerëson por, që sipas tij kryenegociator nuk është se ka rol shumë të rëndësishëm sepse do i vazhdojnë politika e BE-së, për dialogun.

“Pjesërisht varet nga ndërmjetësi, në masën më të madhe varet nga palët që janë të përfshira në këtë rast nga Kosova dhe Serbia. Derisa palët nuk duan zbatim të marrëveshjes e ka vështirë ndërmjetësi të bëjë ndryshime. Komisioni Evropian e vendos se kush do ti udhëheq negociata e mirëpres kandidimin e tij, Kosova nuk mund të vendos për kwtw temë dhe se secili që mund të jetë në këtë rol prap do të respektohen politikat e Bashkimit Evropian dhe do t’i nënshtrohet politikave dhe pikëpamjeve të Bashkimit Evropian për marrëveshjen përfundimtare” , shoti tutje Hyseni për FrontOnline.

Ndryshe, me 25 prill në takim e fundit në Bruksel Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë, gjatë rundit të fundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel. Pas takimit trepalësh, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se bisedimet, që zgjatën më shumë se shtatë orë, ishin “të vështira”

/FrontOnline/