Ish diplomati Canaj: PDK-ja e LDK-ja e kanë betejën për vendin e dytë

Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e dytë në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, të dorëzohesh para kohës është absurde. “Do të ishte absurde që partitë, sepse po e vërej që PDK-ja dhe LDK-ja siç duket ende po e kanë […]

Ish diplomati Canaj: PDK-ja e LDK-ja e kanë betejën për vendin e dytë
ish-diplomati-canaj:-pdk-ja-e-ldk-ja-e-kane-betejen-per-vendin-e-dyte

ish-diplomati-canaj:-pdk-ja-e-ldk-ja-e-kane-betejen-per-vendin-e-dyte

Ish-diplomati Blerim Canaj, ka deklaruar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë duke garuar për vendin e dytë në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, të dorëzohesh para kohës është absurde.

“Do të ishte absurde që partitë, sepse po e vërej që PDK-ja dhe LDK-ja siç duket ende po e kanë një betejë për vendin e dytë dhe kështu është pastaj pyetja pse duhet të bëhet betejë para kohe, a është dorëzim para kohe apo çfarë”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

PDK-ja e ka prezantuar si kandidat për kryeministër, Bedri Hamzën, për këtë, ish-diplomati Canaj ka thënë se ky vendim i tyre e ka sjellë partinë në vendin e dytë.

“Ofrimi i një kandidati të tillë mendoj që e ka sjellë PDK-në në vendin e dytë në një situatë të tillë çfarë ka qenë, e them shlirë që një kandidatë i tille e ka sjellë PDK-në në vendin e dytë për shkak se ka qenë aty beteja”, ka deklaruar mes tjerash Canaj.

Po ashtu, edhe politologu Fidan Ukaj, ka thënë se Hamza është kandidati i duhur i PDK-së që e nderon edhe qytetarin e Kosovës.

“Bedri Hamza është kandidati [për kryeministër] i duhur i PDK-së që e nderon edhe qytetarin e Kosovës, për arsye se nëse e shohim në aspektin e kandidatëve të tjerë, ky nuk ka pasur afera korruptive, po ashtu ka pasur një mirëqeverisje në përgjegjësitë e tija që i ka pasur”, ka deklaruar Ukaj në FIVE.

Ndërsa, sipas Ukajt, Lëvizja e Vetëvendosjes (LVV) nuk do ta ketë një përqindje si në zgjedhjet e kaluara.