Ish-kryenegociatori Arifi për dinarin: Problem koti, Qeveria refuzoi bashkësinë ndërkombëtare, tani po diskuton me Serbinë

Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim. Sipas Kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit, propozimet kanë qenë larg njëra-tjetrës. Qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj çështjeje, po kritikohet nga ish-shefi i ekipit negociator, Avni Arifi. Ai në një prononcim për Front Online ka thënë […]

Ish-kryenegociatori Arifi për dinarin: Problem koti, Qeveria refuzoi bashkësinë ndërkombëtare, tani po diskuton me Serbinë
ish-kryenegociatori-arifi-per-dinarin:-problem-koti,-qeveria-refuzoi-bashkesine-nderkombetare,-tani-po-diskuton-me-serbine

ish-kryenegociatori-arifi-per-dinarin:-problem-koti,-qeveria-refuzoi-bashkesine-nderkombetare,-tani-po-diskuton-me-serbine

Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim.

Sipas Kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit, propozimet kanë qenë larg njëra-tjetrës.

Qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj kësaj çështjeje, po kritikohet nga ish-shefi i ekipit negociator, Avni Arifi.

Ai në një prononcim për Front Online ka thënë se Qeveria ka refuzuar dakordimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe tani po diskuton me Serbinë.

 “Askush nuk ka kërkuar nga Qeveria që të zmbrapset me vendimet e BQK-së, ka të bëjë vetëm me temat e implementimit. Kosova është dashur me i harmonizu me bashkësinë ndërkombëtare temat e implementimit por ka refuzuar, dhe tani është duke i harmonizuar me Serbinë, dhe po i diskuton me Serbinë temat e brendshme të Kosovës. Pra, një problem koti, në një procedurë koti, me qëndrime koti nuk ka qysh me qenë përveç që me pas një përfundim koti”, u shpreh ai.

 

Arifi për dinarin: Qeverisë nuk iu dolën muskujt e fortë aq sa kanë menduar

 

Ish-shefi i ekipit të negociatave, Avni Arifi për Front Online tha se Qeveria ka hyrë në dialog për dinarin për t’i treguar muskujt.

“Kjo ka nisë, tash duhet me përfundu, kanë hyrë në këtë temë, i kanë treguar muskujt, nuk iu dolën muskujt e fortë sa kanë menduar, tani duhet me përfundu”, u shpreh ai.

Ai tha se Qeveria Kurti e ka futur shtetin në këtë problem pa pasur nevojë.

“Nuk e di a ka qenë e qëllimshme, mirëpo mosdija dhe naiviteti i qeverisë së Kosovës kanë hyrë në një temë ku krejtësisht nuk i është dashur kurrgjë Kosovës, e ka shti vetën pa pikë problemi, pa pikë nevoje në probleme serioze dhe tani janë duke u përball me me to, natyrisht që ata e kanë pranu kur janë konfrontuar me presionin e bashkësisë ndërkombëtare, e bënë edhe një metamorfozë të qëndrimeve, siç e dini i ka pas tetë metamorfoza të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës për dinarin dhe tani jam duke dëgjuar se si do të përfundoj e gjithë kjo aventurë”, ka thënë ai për Front Online.

 

Arifi: Qeveria po synon me u pajtu me Serbinë për tema të brendshme të Kosovës

 

Për implementimi e vendimit të Bankës Qendrore për dinarin, ish- kryenegociatori për dialogun, Avni Arifi thotë se do të duhej të diskutohej me BE-në.

Por pasi e refuzoi një gjë të tillë, Arifi thotë që Qeveria po mundohet të pajtohet me Serbinë për tema të brendshme të Kosovës.

“Rregullorja e BQK-së është jashtë kompetencave të Qeverisë, mirëpo çështja e implementimit ka qenë një çështje që ka mundur me diskutu paraprakisht me faktorin ndërkombëtarë dhe me u pajtu për një plan të implementimit, mirëpo këta nuk kanë dashur me u pajtu me bashkësinë ndërkombëtare dhe tani po synojnë me u pajtu me Serbinë për tema të brendshme të Kosovës”, tha ai për FrontOnline.

Ndryshe, Bislimi dhe Petkoviq ishin dakorduar që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars, të cilat u trajtuan në takimin e së hënës, por që përfundoi pa sukses.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend./FrontOnline