Ish-ministri i Financave: Qeveria mos të krenohet por të merr masa për rritjen ekonomike në vend

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka dalë më një kërkesë për Qeverinë ‘Kurti’ lidhur me situatën ekonomike në Kosovë. Ai për Front Online tha se pushtetarët mos të krenohen por të marrin masa. Sipas Shatrit, në vend nuk ka rritje ekonomike me nevojat që ka vendi. “Ka disa lëvizje në aspektin e zhvillimit ekonomik por […]

Ish-ministri i Financave: Qeveria mos të krenohet por të merr masa për rritjen ekonomike në vend
ish-ministri-i-financave:-qeveria-mos-te-krenohet-por-te-merr-masa-per-rritjen-ekonomike-ne-vend

ish-ministri-i-financave:-qeveria-mos-te-krenohet-por-te-merr-masa-per-rritjen-ekonomike-ne-vend


Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka dalë më një kërkesë për Qeverinë ‘Kurti’ lidhur me situatën ekonomike në Kosovë.

Ai për Front Online tha se pushtetarët mos të krenohen por të marrin masa.

Sipas Shatrit, në vend nuk ka rritje ekonomike me nevojat që ka vendi.

“Ka disa lëvizje në aspektin e zhvillimit ekonomik por të ngadalta e jo në pajtim me nevojat që i ka vendi. Shumë projekte kapitale të cilat kanë efekte në ecuritë ekonomike me punësimin e njerëzve, tërë ekonomia ringjallet me intensifikimin e investimeve, por kjo nuk po ndodh. Qeveria është dashur të merr masa e jo të krenohet me atë që po e rritë intensitetin e mjeteve që i tërheq në tatime por këto mjete duhet t’i kthehen tregut”, deklaroi Shatri.