Iu gjenden 660 gramë kanabis, arrestohen tre vetë në Prishtinë

Të hënën rreth orës 14:50, janë arrestuar tre vetë në Prishtinë, pasi që dyshohet se të njëjtve iu janë gjetur dhe konfiskuar 660 gramë kanabis. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje. “Prishtinë 09.10.2023 – 14:50. Janë arrestuar tre të akuzuarit kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të […]

Iu gjenden 660 gramë kanabis, arrestohen tre vetë në Prishtinë
iu-gjenden-660-grame-kanabis,-arrestohen-tre-vete-ne-prishtine

iu-gjenden-660-grame-kanabis,-arrestohen-tre-vete-ne-prishtine

Të hënën rreth orës 14:50, janë arrestuar tre vetë në Prishtinë, pasi që dyshohet se të njëjtve iu janë gjetur dhe konfiskuar 660 gramë kanabis.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 09.10.2023 – 14:50. Janë arrestuar tre të akuzuarit kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre, veturës dhe rrobave janë gjetur dhe konfiskuar 660 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe tre telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të anketuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.