Jonathan David po transferohet te gjiganti italian për 50 milionë euro

Jonathan David transferohet te gjiganti italian për 50 milionë euro. Lajm bombastik nga Italia, Jonathan David transferohet në Serie A. Sulmuesi kanadez, Jonathan David ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille. David realizoi 26 gola dhe 4 asistime në 40 ndeshje sezonin e shkuar, ndërsa vlera e tij në treg […]

Jonathan David po transferohet te gjiganti italian për 50 milionë euro

Jonathan David transferohet te gjiganti italian për 50 milionë euro.

Lajm bombastik nga Italia, Jonathan David transferohet në Serie A.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

David realizoi 26 gola dhe 4 asistime në 40 ndeshje sezonin e shkuar, ndërsa vlera e tij në treg është 60 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Roma synon transferimin e kanadezit dhe Giallorosët janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për 23-vjeçarin.

Roma është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e kanë piketuar David si përforcimin ideal.

David ka kontratë me Lille deri në vitin 2025 dhe për klubin francez kjo është mundësia e fundit për të përfituar një shifër të tillë nga shitja e tij.