“Ju hap rruga për te shtatë penxheret”, Alibeaj dhe Bardhi te “Ligjet” për Ahmetajn

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjëve kanë përmendur dhe kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. Alibeaj tha se Ahmetajt ju hap rruga për tek “shtatë penxheret”, ndërsa Bardhi kërkoi që të mblidhet Këshilli i Rregullores Imunitetit dhe Mandatit dhe të lejonin SPAK që të kontrollonte […] The post “Ju hap rruga për te shtatë penxheret”, Alibeaj dhe Bardhi te “Ligjet” për Ahmetajn appeared first on Newsbomb Albania.

“Ju hap rruga për te shtatë penxheret”, Alibeaj dhe Bardhi te “Ligjet” për Ahmetajn

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjëve kanë përmendur dhe kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Alibeaj tha se Ahmetajt ju hap rruga për tek “shtatë penxheret”, ndërsa Bardhi kërkoi që të mblidhet Këshilli i Rregullores Imunitetit dhe Mandatit dhe të lejonin SPAK që të kontrollonte shtëpinë e ish-ministrit.

Alibeaj: Një kolegu juaj vetëm pak më parë mori rrugën për te shtatë penxheret. Ku është morali që tregoni.

Bardhi: Ne kemi shkuar në prokurori si kallëzues. Ju vidhni dhe duhet të përballeni me drejtësinë. Meqë ra fjala dhe jemi këtu një pjesë dërrmuese e Këshillit të Rregulores Imunitetit dhe Mandatit, shprehni dhe ju vullnetin ti japim leje që sot SPAK-ut, që mos ketë kohë Arben Hametaj të pastrojë shtëpinë, të heq materiale që mund t’i duhen SPAK-ut.

Më thotë se është mbyllur kryetarja e Kuvendit, me kryetarin e Grupit Parlamentar dhe nuk e dinë se ç’po verifikojnë. Të mbledhin Këshillin se nuk e mbroni dot Arben Ahmetajn, nuk i mbrojtët dot kolegët dhe as ata që e kanë radhën pas Ahmetajt.

Kujtojmë që SPAK i dërgoi kërkesë Kuvendit, ku i kërkonte arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj për të cilin janë ngritur akuza për refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Kujtojmë që hetimet ndaj Ahmetajt nisën që nga inceneratori i Elbasanit. Pak javë më parë Ahmetaj u thirr në SPAK, ku u mbajt për 5 orë, por pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ai nuk preferoi të japë detaje për median.

Lexo edhe: Firmosur nga Dumani, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit, kërkohet autorizim dhe për kontroll në banesën e Ahmetajt

SPAK kërkon leje nga Kuvendi për arrestimin e Arben Ahmetajt

Lulzim Basha përshëndet SPAK: Mos u ndalni vetëm me arrestimin e Arben Ahmetaj

“Follow the money”, Kryemadhi reagon për kërkesën për arrestimin e Ahmetajt

The post “Ju hap rruga për te shtatë penxheret”, Alibeaj dhe Bardhi te “Ligjet” për Ahmetajn appeared first on Newsbomb Albania.