Meta për sherrin në Krujë: Mban emrin dhe fytyrën e Ramës

Ish-presidenti ilir Meta ka reaguar për sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Borizanë, ku u dhunuan barbarisht dy kushurinjë Bilbil dhe Jashar Maja nga anëtarë të fisit Rraja. Meta ka fajësuar për këtë ngjarje kryeminstrin Edi Rama, ku shprehet se kjo ngjarje mban emrin dhe fytyrën e tij dhe sipas tij vjen si shkak […] The post Meta për sherrin në Krujë: Mban emrin dhe fytyrën e Ramës appeared first on Newsbomb Albania.

Meta për sherrin në Krujë: Mban emrin dhe fytyrën e Ramës

Ish-presidenti ilir Meta ka reaguar për sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Borizanë, ku u dhunuan barbarisht dy kushurinjë Bilbil dhe Jashar Maja nga anëtarë të fisit Rraja.

Meta ka fajësuar për këtë ngjarje kryeminstrin Edi Rama, ku shprehet se kjo ngjarje mban emrin dhe fytyrën e tij dhe sipas tij vjen si shkak i regjimit kriminal që ai ka instaluar në institucionet e shtetit.

Ish-kreu i shtetit u ka bërë thirrje autoritetve që të nisim hetimin e menjëhershëm të ngjarjes dhe vendosjen para drejtësisë autorët.

“Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.

Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.

Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari”, ka shkruar Meta.

The post Meta për sherrin në Krujë: Mban emrin dhe fytyrën e Ramës appeared first on Newsbomb Albania.