Kryeministri belg: Moska pagoi eurodeputetët për të përhapur propagandën ruse!

Kryeministri belg Alexander De Croo ka deklaruar se Moska kishte shkuar aq larg sa “pagoi eurodeputetët për të përhapur propagandën ruse”, raporton ABC. “Një akuzë që duket se konfirmon pjesërisht atë që u rindërtua nga shërbimet sekrete polake dhe mediat çeke sipas të cilave fondet ruse financuan edhe fushatat elektorale të disa eurodeputetëve”, shkruajnë mediat […]

Kryeministri belg: Moska pagoi eurodeputetët për të përhapur propagandën ruse!
Flamuri i Rusisë, foto: Sergei Velov në Canva

Kryeministri belg Alexander De Croo ka deklaruar se Moska kishte shkuar aq larg sa “pagoi eurodeputetët për të përhapur propagandën ruse”, raporton ABC.

“Një akuzë që duket se konfirmon pjesërisht atë që u rindërtua nga shërbimet sekrete polake dhe mediat çeke sipas të cilave fondet ruse financuan edhe fushatat elektorale të disa eurodeputetëve”, shkruajnë mediat e huaja.

De Croo tha se kishte pasur “bashkëpunim të ngushtë” midis shërbimeve të inteligjencës belge dhe çeke për të goditur një rrjet propagandistik rus.

Ndërkohë Parlamenti Evropian po shqyrton të gjitha pretendimet për ndërhyrje ruse, gjithashtu të Gjelbrit dhe Demokratët bëjnë thirrje për një hetim të plotë.