KSHZ-ja deri në ora 15:00 ka regjistruar 233 kundërshtime për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Në procesin për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 15:00 janë regjistruar 233 kundërshtime në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk. “Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 233 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit. Prej tyre, 38 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi […]

KSHZ-ja deri në ora 15:00 ka regjistruar 233 kundërshtime për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk

Në procesin për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 15:00 janë regjistruar 233 kundërshtime në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

“Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 233 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit. Prej tyre, 38 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi i të drejtës së votës”, sqaroi KSHZ-ja.

Komisioni ka sqaruar që 21 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 22 janë refuzuar.

Ndryshe, deri në ora 15:00, Komisioni raportoi që të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 35.89 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Deri më tani parregullsi ka raportuar edhe Ministria për Punë të Brendshme dhe Prokuroria.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e vendit. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7:00, ndërsa do të mbyllen në orën 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.317 persona ndërsa 1.713.758  votues janë të regjistruar për votim në 3.480 vendvotime në tërë vendin. Në garë janë 7 kandidatë, kurse këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale.