Kurti: Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion

Në mbledhjen e 203 të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka folur edhe rreth kushtëzimit me Asociacion për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shkruan gazeta online Reporteri.net. Kreu i ekzekutivit kosovar tha se Kosova e meriton anëtarësimin në KiE pasi plotëson standardet e kërkuara. Ai theksoi se Qeveria s’e ka pranuar draft-statusin e propozuar […]

Kurti: Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion
kurti:-qeveria-nuk-e-pranon-kushtezimin-e-anetaresimit-ne-kie-me-asociacion

kurti:-qeveria-nuk-e-pranon-kushtezimin-e-anetaresimit-ne-kie-me-asociacion

Në mbledhjen e 203 të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka folur edhe rreth kushtëzimit me Asociacion për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se Kosova e meriton anëtarësimin në KiE pasi plotëson standardet e kërkuara.

Ai theksoi se Qeveria s’e ka pranuar draft-statusin e propozuar nga emisari evropian, Miroslav Lajçak pasi siç tha ai është refuzuar më 26 tetor, derisa shtoi se me 24 tetor ai veçse kishte dërguar vërejtet.

Kryeministri Kurti nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion.

“Qeveria ka punuar pa rreshtur dhe ka bërë çdo veprim për të plotësuar kushtet për tu bërë anëtare e plotë e KKëshillit të Evropës. Ne duam anëtarësim meritor. E meritojmë anëtarësimin në KiE pasi ndajmë vlerat e përbashkëta dhe plotësojmë standardet e kërkuara. Anëtarësimin e shohim sidomos për nga përfitimet që sjell për qytetarët, veçnaërisht për komunitetet joshumicë duke ju dhënë qasje në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut. Qeveria nuk e ka pranuar draftin e emisarit Miroslav Lajçak sepse ai është refuzuar me 26 tetor 2023, e dy ditë para kësaj unë kam dorëzuar vërtejtet e mia kapitale për atë draft-statut. Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bisedojmë Bruksel dhe jo në Strasburg. Neni 7 dhe 10 nuk mund të nxirret jashtë marrëveshjes, si një çështje urgjente”, tha Kurti.