Kurti takoi komandantin Jashari: Rritja e FSK-së është e paparë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi zgjerimin e ushtrisë dhe të arriturat e deritashme. Kurti ka shkruar në Facebook se buxheti i dyfishuar, armatimi i trefishuar dhe katërfishimi i trajnimeve “është rruga e sigurt drejt NATO-s”. “Komandanti i FSK-së, […]

Kurti takoi komandantin Jashari: Rritja e FSK-së është e paparë
kurti-takoi-komandantin-jashari:-rritja-e-fsk-se-eshte-e-papare

kurti-takoi-komandantin-jashari:-rritja-e-fsk-se-eshte-e-papare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi zgjerimin e ushtrisë dhe të arriturat e deritashme.

Kurti ka shkruar në Facebook se buxheti i dyfishuar, armatimi i trefishuar dhe katërfishimi i trajnimeve “është rruga e sigurt drejt NATO-s”.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurt drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti në Facebook.