Lajm i rëndësishëm: Qeveria “zhduk” agjencitë funerale nga qendrat e qyteteve: 6 muaj kohë

Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime të reja në vendimin për miratimin e rregullores për administrimin dhe funksionimin e varresaze në territorin e Shqipërisë. Në mbledhjen e fundit, KM vendosi këtë të mërkurë se agjencitë funarale do të vendosen , larg qendrave të qyteteve dhe do të licensohen nga bashkitë përkatëse për ushtrimin e aktivitetit […] The post Lajm i rëndësishëm: Qeveria “zhduk” agjencitë funerale nga qendrat e qyteteve: 6 muaj kohë appeared first on Newsbomb Albania.

Lajm i rëndësishëm: Qeveria “zhduk” agjencitë funerale nga qendrat e qyteteve: 6 muaj kohë

Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime të reja në vendimin për miratimin e rregullores për administrimin dhe funksionimin e varresaze në territorin e Shqipërisë.

Në mbledhjen e fundit, KM vendosi këtë të mërkurë se agjencitë funarale do të vendosen , larg qendrave të qyteteve dhe do të licensohen nga bashkitë përkatëse për ushtrimin e aktivitetit funeral.

Bashkitë do të kontrollojnë agjencitë e shërbimit funeral për plotësimin dhe respektimin e kushteve dhe kritereve për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Në vendim thuhet se këto agjenci duhet t’i plotësojnë kushtet dhe kriteret e vendosura brenda afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga bashkitë e tyre, në të kundërt ato nuk do të licensohen.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në rregulloren “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë”, miratuar me vendimin nr.711, datë 29.10.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
  2. Pas pikës 21, të nenit 3, shtohet pika 22, me këtë përmbajtje:

“22. “Shtëpi funerale” është ambienti i padukshëm nga jashtë, i cili shërben si shtëpi pritjeje për kryerjen e ritualeve të lamtumirës dhe riteve të tjera në nderim të personave të vdekur.”.

  1. Në nenin 36 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
  2. a) Fjalia e parë, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Agjencitë e shërbimit funeral licencohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në drejtim të: …”.

  1. b) Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:

“4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore parashikojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.”.

  1. Në nenin 39 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
  2. a) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Agjencitë dhe shtëpitë funerale duhet të zhvillojnë aktivitetin, si: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin, brenda ambienteve të miratuara dhe që janë jo të dukshëm nga jashtë.”.

  1. b) Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:

“5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kontrollojnë agjencitë e shërbimit funeral dhe shtëpitë funerale për plotësimin dhe respektimin e kushteve e të kritereve për ushtrimin e aktivitetit të tyre, të parashikuara në këtë vendim dhe në rregullat e vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, lidhur me kapacitetet tekinke dhe burimet njerëzore.”.

  1. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
  2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.
  3. Agjencitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim,  brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  4. Nëse pas afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, agjencitë nuk i plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura, ato nuk licencohen.
  5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Lajm i rëndësishëm: Qeveria “zhduk” agjencitë funerale nga qendrat e qyteteve: 6 muaj kohë appeared first on Newsbomb Albania.