“Shpresoj të takoj”, Rama i plotëson dëshirën Kurtiti, firmosen 13 marrëveshjet me Kosovën

Kryeministri Edi Rama duket se i ka plotësuar kushtin që Albin Kurti i vuri për ta takuar. Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se 13 marrëveshjet nga ana qeverisë shqiptare janë firmosur dhe i janë dorëzuar ministrisë së Jashtme të Kosovës. Kreu i qeverisë shkruan se me firmosjen dhe […] The post “Shpresoj të takoj”, Rama i plotëson dëshirën Kurtiti, firmosen 13 marrëveshjet me Kosovën appeared first on Newsbomb Albania.

“Shpresoj të takoj”, Rama i plotëson dëshirën Kurtiti, firmosen 13 marrëveshjet me Kosovën

Kryeministri Edi Rama duket se i ka plotësuar kushtin që Albin Kurti i vuri për ta takuar.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se 13 marrëveshjet nga ana qeverisë shqiptare janë firmosur dhe i janë dorëzuar ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Kreu i qeverisë shkruan se me firmosjen dhe nga pala e Kosovës, marrëveshjet hyjnë në fuqi menjëherë, teksa thotë se pas plotësimit të kërkesës shpreson që të takohet me Kurtin.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë.

Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama.

Kujtojmë që kreu i qeverisë do të jetë sot në Kosovë, por si duket nuk do të ketë një takim me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit dje në një deklaratë i vuri kusht Ramës, duke thënë se nuk do të takohej me të nëse nuk do të kishte mbledhje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej pak javë më parë, por u anulua nga Shqipëria për shkak të tensioneve në veri.

“Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anuluar“, tha Kurti.

The post “Shpresoj të takoj”, Rama i plotëson dëshirën Kurtiti, firmosen 13 marrëveshjet me Kosovën appeared first on Newsbomb Albania.