Lukaku as te Interi e as te Juventusi, po transferohet tek një tjetër gjigant italian

As Inter dhe as Juve, Lukaku transferohet tek një tjetër gjigant italian. Lajm bombastik nga Italia, Lukaku mbetet në Serie A. Romelu Lukaku është futbollisti më i përfolur ditët e fundit pas zërave për transferimin e tij te Juventusi. Sulmuesi belg pritej që të transferohej përfundimisht te Interi, por Neroaxurët e tërhoqën ofertën, pasiqë agjenti […]

Lukaku as te Interi e as te Juventusi, po transferohet tek një tjetër gjigant italian

As Inter dhe as Juve, Lukaku transferohet tek një tjetër gjigant italian.

Lajm bombastik nga Italia, Lukaku mbetet në Serie A.

Romelu Lukaku është futbollisti më i përfolur ditët e fundit pas zërave për transferimin e tij te Juventusi.

Sulmuesi belg pritej që të transferohej përfundimisht te Interi, por Neroaxurët e tërhoqën ofertën, pasiqë agjenti i Lukakut kishte zhvilluar bisedime me Juventusin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në garë për Lukakun është përfshirë edhe Milani.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Lukaku është emri i fundit që ka përfunduar në orbitën e drejtuesve.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Chelsean dhe Rosonerët besojnë se mund ta mbyllin marrëveshjen me Blutë e Londrës për 30-35 milionë euro.