Masakra e Saradranit, Kurti: Vetëm drejtësia i mbyllë plagët
Është përkujtuar Masakra e Saradranit. 25 vjet më parë, në këtë fshat të Istogut nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë, u vranë 18 civilë. Për t’i nderuar ata, sot ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kurti tha se vetëm drejtësia i mbyllë plagët. “Lavdi të gjithë atyre të cilët ranë në rrugën e […]
Është përkujtuar Masakra e Saradranit.
25 vjet më parë, në këtë fshat të Istogut nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë, u vranë 18 civilë.
Për t’i nderuar ata, sot ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti tha se vetëm drejtësia i mbyllë plagët.
“Lavdi të gjithë atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri!”, tha Kurti.