Mashtrimi me 8 miliardë dollarë, u dënua me 25 vite burg ish-Ceo i kriptomonedhave

Sam Bankman-Fried u dënua me 25 vjet burg për mashtrimin prej 8 miliardë dollarësh që çoi në kolapsin e shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, raporton ABC. 32 vjeçari ishte CEO i FTX, i cili papritmas falimentoi në nëntor 2022, duke lënë miliona përdorues me llogaritë e tyre të ngrira dhe në pamundësi për të bërë tërheqje. Shkëmbimi i […]

Mashtrimi me 8 miliardë dollarë, u dënua me 25 vite burg ish-Ceo i kriptomonedhave
Këmbimore për shitblerjen e kriptovalutave. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Sam Bankman-Fried u dënua me 25 vjet burg për mashtrimin prej 8 miliardë dollarësh që çoi në kolapsin e shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, raporton ABC. 32 vjeçari ishte CEO i FTX, i cili papritmas falimentoi në nëntor 2022, duke lënë miliona përdorues me llogaritë e tyre të ngrira dhe në pamundësi për të bërë tërheqje.

Shkëmbimi i kriptomonedhave FTX është bërë i dyti më i madh në botë me transaksione ditore prej 10-15 miliardë dollarësh , vëren BBC.

Ai themeloi shkëmbimin FTX në maj 2019 së bashku me ish-punonjësin e Google Gary Wang.

Bankman-Fried, 20 vjeç, sapo ishte larguar nga firma tregtare Jane Strët Capital.

Disa muaj më vonë, FTX mori një investim fillestar prej 100 milionë dollarësh nga CEO i atëhershëm i bursës Binance, Changpeng Zhao, në këmbim të 20% të kompanisë.

Në shtator 2021 kompania u zhvendos në Bahamas, ndërsa gradualisht u bë e dukshme me sponsorizime për ekipin Mercedes Formula 1. Ndërkohë vlera e tij u vlerësua në 25 miliardë dollarë për të arritur në 32 miliardë disa muaj më vonë.

Në tetor 2022, Bankman-Fried filloi të bëhej ishte në qendër të vëmendjes edhe në skenën politike të SHBA-së, duke vënë rreth 40 milionë dollarë në mbështetje të politikave të ndryshme.

Por problemet kishin filluar të shfaqeshin në horizont. Në nëntor 2022, u shfaqën raporte për financat e trazuara të FTX.