Mbrojtja e tepërt mund të ndikojë negativisht tek një fëmijë

Është e qartë që prindërit përpiqen ta mbrojnë fëmijën e tyre nga çdo rrezik dhe t’i japin atij gjithë dashurinë e botës. Megjithatë, ekziston një kufi shumë i hollë mes sjelljes mbrojtëse dhe tepër mbrojtëse, paralajmërojnë psikologët. E gjitha varet nga veprimet e prindërve dhe mënyra se si ne i trajtojmë fëmijët, shkruan Panacea. Disa […]

Mbrojtja e tepërt mund të ndikojë negativisht tek një fëmijë
Babai dhe fëmija foto nga Tatiana Syrikova/Pexels

Është e qartë që prindërit përpiqen ta mbrojnë fëmijën e tyre nga çdo rrezik dhe t’i japin atij gjithë dashurinë e botës. Megjithatë, ekziston një kufi shumë i hollë mes sjelljes mbrojtëse dhe tepër mbrojtëse, paralajmërojnë psikologët. E gjitha varet nga veprimet e prindërve dhe mënyra se si ne i trajtojmë fëmijët, shkruan Panacea.

Disa nga shenjat e prindërimit tepër mbrojtës përfshijnë pastrimin e rrëmujës së fëmijës suaj, bërjen detyrave të shtëpisë, korrigjimin e gabimeve të tij dhe mbrojtjen nga çdo rrezik. Nëse po i bëni të gjitha këto gjëra, është koha të rimendoni stilin tuaj të prindërimit sepse mund të ndikojë tek fëmija juaj në mënyra të caktuara, të cilat përfshijnë:

  • Pamundësia për të zgjidhur problemet
  • Mungesa e vetëbesimit dhe e vetëvlerësimit
  • Pavendosmëri
  • Ankthi dhe/ose depresioni