Minatori që qëndroi 10 ditë në grevë: Nëse nuk realizohen kërkesat, ngujohemi sërish në minierë

Minatorit Ismet Cimili, që ka qëndruar në grevë prej 10 ditësh, ka konfirmuar se greva është pezulluar, raporton Ekonomia Online. Ai ka sqaruar se vendimi është marrë në mesnatë, pro që tha se nëse nuk realizohet të gjitha kërkesat do të kthehen sërish në grevë. “Kanë ardhë këta të sindikatës ka ora 01:00 e natës. […]

Minatori që qëndroi 10 ditë në grevë: Nëse nuk realizohen kërkesat, ngujohemi sërish në minierë
minatori-qe-qendroi-10-dite-ne-greve:-nese-nuk-realizohen-kerkesat,-ngujohemi-serish-ne-miniere

minatori-qe-qendroi-10-dite-ne-greve:-nese-nuk-realizohen-kerkesat,-ngujohemi-serish-ne-miniere

Minatorit Ismet Cimili, që ka qëndruar në grevë prej 10 ditësh, ka konfirmuar se greva është pezulluar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka sqaruar se vendimi është marrë në mesnatë, pro që tha se nëse nuk realizohet të gjitha kërkesat do të kthehen sërish në grevë.

“Kanë ardhë këta të sindikatës ka ora 01:00 e natës. Kanë thënë se do ta në plotësojnë këto kushte, për sigurim shëndetësor së pari, nuk kanë dhënë datë ndërsa për paga e gjëra tjera thanë se do të rregullohen me kohë”.

“Shpresojmë se rregullohet për pagë e pak kushte më të mira dhe nuk na intereson kush zgjidhet, por që ta marrim pagën me rregull dhe t’i kemi kushtet më të mira sepse kushtet katastrofale i kemi”, u shpreh ai, teksa tha se do të kthehen sërish në grevë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

“Njëherë e kemi pezulluar kështu dhe na kanë premtuar se nuk do ta dërgojnë shumë larg, por ta shohim. Nëse nuk plotësohen kërkesat po do të kthehemi”.