Lojërat Mesdhetare 2030, Komiteti Olimpik i Serbisë: Ndërhyrje e politikës në sport

Komiteti Olimpik i Serbisë është shprehur i pakënaqur ndaj vendimit të Asamblesë së Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, për të organizuar në Kosovë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030. Këtë vendim, Komiteti Olimpik i Serbisë e quan ndërhyrje të politikës në sport, raporton Klan Kosova. “Sot, 8 shtator 2023, në Asamblenë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave […]

Lojërat Mesdhetare 2030, Komiteti Olimpik i Serbisë: Ndërhyrje e politikës në sport
lojerat-mesdhetare-2030,-komiteti-olimpik-i-serbise:-nderhyrje-e-politikes-ne-sport

lojerat-mesdhetare-2030,-komiteti-olimpik-i-serbise:-nderhyrje-e-politikes-ne-sport

Komiteti Olimpik i Serbisë është shprehur i pakënaqur ndaj vendimit të Asamblesë së Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, për të organizuar në Kosovë Lojërat Mesdhetare në vitin 2030.

Këtë vendim, Komiteti Olimpik i Serbisë e quan ndërhyrje të politikës në sport, raporton Klan Kosova.

“Sot, 8 shtator 2023, në Asamblenë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMI), e cila u mbajt në Heraklion të Greqisë, pavarësisht kundërshtimeve të forta të Serbisë, por edhe kundër të gjitha rregullave dhe postulateve të organizatave ndërkombëtare sportive që promovuan mosndërhyrjen e politikës dhe sportit, Prishtina u votua për nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030”, thuhet në reagimin e KOS.

“Në Kuvendin e sotëm pa lajmërim paraprak për delegatët është paraqitur dhe ka folur Albin Kurti. Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar më ashpër ndaj kësaj ndërhyrjeje të kryeministrit të shtetit fiktiv të Kosovës dhe insistoi që vendimi për pritjen e MI 2030 të merret pas Lojërave Olimpike të vitit 2024, gjë që është praktikë në këto raste. Kryesia e ICMI-së refuzoi ta votojë këtë propozim të Serbisë dhe kështu delegatët i vuri para një fakti të kryer”, thuhet tutje në reagim.

Sipas KOS, pavarësisht se kandidatët e tjerë u tërhoqën dhe përkundër presionit të madh për të marrë vendimin unanimisht, organizimi i Lojërave Mesdhetare u dha, por me kundërshtim të fortë nga përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Serbisë, me 8 vota kundër.