Ministri Vitia: Jasharajt, altar i madh i guximit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Vitia tha se këto tre data të marsit, na e kthjellojnë mendimin mbi çka jemi e çka kemi në rrënjë të lirisë sonë. “Ata ranë të gjithë […]

Ministri Vitia: Jasharajt, altar i madh i guximit
ministri-vitia:-jasharajt,-altar-i-madh-i-guximit

ministri-vitia:-jasharajt,-altar-i-madh-i-guximit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Vitia tha se këto tre data të marsit, na e kthjellojnë mendimin mbi çka jemi e çka kemi në rrënjë të lirisë sonë.

“Ata ranë të gjithë pa asnjë pikë pezmi, pa mëdyshje, pa u sprapsur, pa u dorëzuar.”, ka shkruar ai.

“Jasharajt, altar i madh i guximit.”, shtoi ai.

“Nderim përjetësisht veprës së Adem Jasharit dhe bashkëluftëtarëve të tij!”, u shpreh Vitia.

“Lavdi Dëshmorëve të rënë për lirinë!”, përfundoi ministri Vitia.