Nënkryetari i Prishtinës: Për gati 2 vjet bëmë shumë punë, filluam Rrugën A e ndërtimin e tri shkollave 

Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë për Front Online se përgjatë gati dy vjetëve qeverisje të LDK-së në Prishtinë është bërë mjaft punë. Ai tha se investimet janë rritur në infrastrukturën rrugore si dhe në atë që ata e quajnë infrastrukturë e butë. “Është punuar shumë gjatë këtyre 18 muajve, ka pas dinamikë të […]

Nënkryetari i Prishtinës: Për gati 2 vjet bëmë shumë punë, filluam Rrugën A e ndërtimin e tri shkollave 
nenkryetari-i-prishtines:-per-gati-2-vjet-beme-shume-pune,-filluam-rrugen-a-e-ndertimin-e-tri-shkollave 

nenkryetari-i-prishtines:-per-gati-2-vjet-beme-shume-pune,-filluam-rrugen-a-e-ndertimin-e-tri-shkollave 

Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë për Front Online se përgjatë gati dy vjetëve qeverisje të LDK-së në Prishtinë është bërë mjaft punë.

Ai tha se investimet janë rritur në infrastrukturën rrugore si dhe në atë që ata e quajnë infrastrukturë e butë.

“Është punuar shumë gjatë këtyre 18 muajve, ka pas dinamikë të shtuar të punëve në komunën e Prishtinës, kemi punu shumë në infrastrukturën rrugore, infrastrukturën e butë që e quajmë: lirim të hapësirave publike, shesheve, lirimin e trotuareve për qytetarët”.

Ai u ndal tek disa projekte kryesore që e karakterizuan mandatin e tyre të deritashëm.

“Kemi filluar disa projekte të mëdha, ndër më të mëdhatë Rruga A, sukses i jashtëzakonshëm i qeverisjes tonë, kemi punuar në ndriçim publik, mbjellje të drurëve, ndërtimin e tri shkollave fillore”.

Nënkryetari Zogaj premton Prishtinë përrallore më 2024 dhe 2025

Numri dy në komunën e Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se viti 2023 do të jetë viti kur do të projektohen projektet e mëdha që i kishte premtuar Përparim Rama gjatë fushatës zgjedhore.

Kurse më 2024 dhe 2025 do të ndodh implementimi i tyre.

“Viti 2023 është vit i projektimeve të mëdha. Kjo nënkupton platformën ndërlidhëse mes Arbërisë dhe Qendrës, tunelin nëntokësor te stacioni i autobusëve dhe lidhja e lagjeve Dardania – Kalabria, tuneli i madh te Rruga Agim Ramadani. Projektet po projektohen dhe kah shtatori ose tetori vendosën në proces të prokurimit publik. Fillimi i punimeve në pranverë të 2024-ës”.

Zogaj: Punimet në Rrugën A po shkojnë shumë mirë, aksi i parë gati deri në fund të 2023-ës

Aksi i parë i Rrugës A do të përfundojë deri në fund të vitit 2023.

Kështu bëri të ditur Alban Zogaj, nënkryetari i Prishtinës.

“Jemi në fazën e parë, punimet po shkojnë shumë mirë, po instalohet kolektori. Besojmë që deri në fund të vitit do ta kemi aksin e parë të rrugës që e lidh Veterrikun dhe barnatoret e rrugës B. Po e projektojmë pjesën e dytë të Rrugës A që është dalja prej Veterrikut apo banesave të arabëve, kah Hotel Garden e te rruga për Fushë Kosovë”.

Zogaj: Kemi shpenzuar mbi 1 milionë euro për qentë endacakë, zgjidhja nuk është gjetur akoma

Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës, ka thënë për Front Online se komuna ka shpenzuar mbi 1 milionë euro për trajtimin e qenve endacakë, por zgjidhja nuk është gjet akoma.

“Kemi shpenzuar mbi 1 milionë euro për trajtimin e qenve endacakë, nuk është gjetur zgjidhja akoma. Trajtimi në bazë të ligjit e imponon një zgjidhje për komunat e që quhet një proces kap, sterilizo dhe lëshoje qenin prapë në rrugë. Do i shihni prapë qentë endacakë, po janë të kastruar e të sterilizuar që i bënë me pak të rrezikshëm ata, por kjo nuk nënkupton qe ata nuk i kemi në rrugët e Prishtinës”.

Ai foli edhe për nismën e dhënies së 50 eurove për ata që adaptojnë qentë.

“Zgjidhje afatgjate e kemi adoptimin, ka interesim të madh, janë lajmëruar familje që dëshirojnë t`i mbajnë edhe mbi një qen”.

 

Zogaj e pranon problemin e Prishtinës me mbeturina, tregon zgjidhjen

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se mbeturinat janë një prej problemeve më të mëdha me të cilat përballet kryeqyteti.

Fajin ia le kompanisë “Pastrimi”.

“Aktualisht është një prej problemeve më të mëdha çështja e mbeturinave të cilat mblidhen në kryeqytet nga ndërmarrja publike regjionale e pastrimit e cila i shërben disa komunave e cila ka probleme me resurse e sidomos me ato teknike. Ka mungesë të kamionëve të kontejnerëve dhe mbledhjen e mbeturinave e ka jo efiçiente”.

Zogaj përmendi zgjidhjen që po mundohen ta bëjnë si komunë.

“Për ta zgjidhur këtë problem kemi shpallë tender për blerjen e kamionëve të rinj dhe kontejnerëve që t’i ndihmojë ndërmarrjes që me e marr vetën. Në të ardhmen me përfshirë sektorin privat në mbledhjen e mbeturinave, sektori privat investon me kapacitete teknike, në anën tjetër me i mledh pagesat nga qytetarët, ku ata janë të gatshëm me pagu”, theksoi Zogaj.

“Ideja është me e nda Prishtinën në dy zona, ku qendrën e merr sektori privat e periferia i mbet ndërmarrjes Pastrimi”, vazhdoi tutje Zogaj.

 

Zogaj: Autobusët dhe parkingjet, zgjidhje për lirimin e trafikut në Prishtinë

Autobusët dhe Parkingjet e reja po shihen si zgjidhje për lirimin e trafikut të ngarkuar në Prishtinë.

Kjo gjithnjë sipas nënkryetarit kryeqytetas Alban Zogaj.

“Zgjidhja është që qytetarët me përdorë më shumë trafikun urban. Kemi nënshkruar kontratën për blerjen e autobusëve të rinj ku 30 do të vijnë në Prishtinë shumë shpejtë, 6 prej tyre janë elektrikë dhe kjo e lehtëson aspektin e transportit urban e publik”.

Zogaj përmendi lokacionet e parkingjeve që planifikojnë t`i ndërtojnë.

“Ne duhet të punojmë në parkingje periferike në hyrje të Prishtinës. Një parking i madh nëntokësor tek stacioni i autobusëve i Prishtinës , nga ana e Podujevës një parking e tjetër tek veterriku. Këto  do të realizohen edhe me buxhet vetanak por edhe PPP. Kjo mund të ndodh 2024-2025”.

Zogaj tha se autobusët e rinj do të hyn edhe nëpër disa lagje që deri tash nuk e kanë gëzuar transportin e Trafikut Urban.

“Me ardhjen e autobusëve të rinj do të përfshihen Kolovica, Arbëria e disa fshatra. Për me funksionuar transporti publik mirë 160 autobusë duhet me i pasë tani i kemi 51 dhe me të rinj bëhen 81 pra pra mungesë janë edhe 80 autobusë të tjerë”.

Zogaj: Kupina e nisi tollovinë në Kuvend Komunal, vendimi i MAPL-së absurd

Asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë e kanë shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kuvendit Komunal të martën, përmes votimit të fshehtë.

Për shkarkimin e Kupinës votuan 27 këshilltarë komunalë, një votoi kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj thotë se Kupina ishte nismëtar i gjithçkaje.

“Kemi pasë disa zhvillime negative në 3 muajt e fundit, opozita ka tentuar të krijojë një shumicëe të re të paqëndrusheme në kuvendin komunal, planë i pamenduar mirë. Tani kemi një shumicë stabile me 28 asambleistë nga 51 dhe kemi anuluar vendimët e një senace të panevojshme të 8 qeshorit. Kemi shkarkuar kryesuesin i cili dha dorëheqje dhe ka qenë nismëtari i krejt kësaj problematike”.

MAPL e kundërshtoi shkarkimin e Kupinës.

Zogaj e ka një koment.

“Vendimi i MAPL është vendim absurd. I jepë të drejtë kryesuesit të kuvendit komunal me e mbyllë seancën në një mënyrë të njëanshme dhe pa koordinim me asamblenë”.