Osmani: Me komandantin e KFOR-it diskutuam për zhvillimet e fundit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes platformës X ka njoftuar se ka takuar komandantin e KFOR-it Özman Ulutaş me të cilin ka diskutuar për sigurinë në vend dhe për bashkëpunimin e mëtejmë në këtë fushë. “Takimi i mirë me NATO_KFOR me komandantin gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam zhvillimet e fundit të sigurisë dhe përkushtimin tonë për […]

Osmani: Me komandantin e KFOR-it diskutuam për zhvillimet e fundit
osmani:-me-komandantin-e-kfor-it-diskutuam-per-zhvillimet-e-fundit

osmani:-me-komandantin-e-kfor-it-diskutuam-per-zhvillimet-e-fundit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes platformës X ka njoftuar se ka takuar komandantin e KFOR-it Özman Ulutaş me të cilin ka diskutuar për sigurinë në vend dhe për bashkëpunimin e mëtejmë në këtë fushë.

“Takimi i mirë me NATO_KFOR me komandantin gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam zhvillimet e fundit të sigurisë dhe përkushtimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin tonë të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë në trajtimin e kërcënimeve ndaj paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe në rajon”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën X.